Meta: Transparenca, PS pengoi hetimin
Qamil Xhani
Mazhoranca ka qene gjithmone e hapur per berjen e transparences se zgjedhjeve, nderkohe qe ka qene opozita ajo qe nuk ka shfrytezuar instrumentet ligjore per te realizuar objektivin e saj. Ky ka qene qendrimi i zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem, Ilir Meta, dje pas deklaratave te deputetit te PS-se Fatmir Xhafaj per mungesen e nje pergjigje, nga ana e mazhorances. Numri dy i qeverise eshte shprehur se qendrimi i djeshem i opozites nuk eshte koherent, duke qene se perfaqesues te mazhorances kane qene pro nisjes ngritjes se komisionit hetimor te zgjedhjeve. “Jam i habitur nga kjo deklarate, pasi maxhoranca prej kohesh ka qene e hapur per transparencen e procesit zgjedhor”, u shpreh Meta dje, per deklaraten e deputetit dhe Sekretarit per Ceshtjet Ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj. Numri dy i qeverise, Meta ka theksuar se qendrimi i mazhorances per ngritjen e nje komisioni hetimor, sipas kerkesave te opozites, eshte shprehur dhe nga kryeministri Sali Berisha. “Edhe Kryeministri Berisha eshte shprehur ne favor edhe te riformatimit te komisionin hetimor parlamentar, meqenese opozita e bojkotoi seancen parlamentare, per krijimin e ketij komisioni”, ka thene Meta. Numri dy i qeverise ka shprehur dhe qendrimin e perbashket mes partive te koalicionit qeverises, per sa i perket ceshtjes qe kane te beje me kerkesat e opozites, per hetimin e zgjedhjeve te vitit te kaluar. Duke u ndalur ne qendrimet e opozites dhe hapjen e kutive te votimit, Meta ka theksuar se per mungesen e transparences se zgjedhjeve, ka qene fajtore vet Partia Socialiste. Meta ka theksuar se ka qene zyrtare e Partise Socialiste, te cilet nuk kane shfrytezuar sic duhet, hapesirat ligjore, per te plotesuar kerkesat e tyre, qofte edhe per hapjen e kutive te votimit. “Per ceshtjet e tjera dihet qe pengese deri tani ka qene vete opozita per fat te keq. Ajo nuk ka shfrytezuar instrumentet e saj kushtetues dhe ligjor”, u shpreh zevendeskryeministri dhe Ministri Jashtem, Ilir Meta. Qendrimet e LSI-se dhe Partise Demokratike, per ngritjen e komisionit hetimor dhe transparencen e zgjedhjeve qe me pretendimet e para te mazhorances, kane qene te njejta. Ministri Meta, njeheresh dhe kreu i LSI-se ka kerkuar nga opozita qe kerkesat e saj per kutite e votimit, t’i dergoje ne Komisionin e Venecias, ose ne Gjykaten Kushtetuese, duke argumentuar se “Parlamenti nuk mund te dale mbi gjykatat”, duke hetuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor per zgjedhjet e qershorit te vitit te kaluar. Ne kete linje ka qene dhe qendrimi i djeshem i ministrit te Jashtem, teksa ka kerkuar nga perfaqesuesit ligjor te opozites qe te shfrytezojne te gjitha hapesirat ligjore.