Meta: Ceshtja e pavaresise se Kosoves eshte e mbyllur
Diplomacia shqiptare e cileson Pavaresine se Kosoves si nje ceshtje te mbyllur. Ministri i Jashtem, Ilir Meta u shpreh dje per mediat se pala serbe duhet te respektoje vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, ne lidhje me statusin e Kosoves. Sipas tij cdo ide e hedhur se fundmi dhe cdo reagim i diplomacise serbe, ne organizatat nderkombetare, nuk do te jete i dobishem. “Dua te rikonfirmoj se per ne ceshtja e pavaresise se Kosoves dhe statusit te saj, i takon se kaluares”, u shpreh Meta. Ai shtoi se nisma e Serbise per vendimin e GJND-se eshte e papranueshme. “Cdo iniciative e njeanshme, e cila synon te vere ne diskutim pikerisht autoritetin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, do te ishte krejtesisht e papranueshme, por njekohesisht e demshme per stabilitetin dhe paqen ne rajonin tone, aq me teper nese kjo do te vinte nga Serbia, vendi i cili i kerkoi mendimin Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, e cila atehere u shpreh qe do te respektonte cdo vendim te kesaj gjykate”, u shpreh dje Meta. Nga ana tjeter Meta ka sugjeruar se mes Kosoves dhe Serbise duhet te kete nje bashkepunim ne interes te dy vendeve dhe integrimit te tyre ne Bashkimin Evropian. “Une theksoj se eshte shume e rendesishme qe pas ketij vendimi te shikohet perpara. Ndersa bashkepunimi midis Kosoves dhe Serbise eshte i domosdoshem, por per ceshtje te nje rendesie dhe karakteri praktik ne interes te qytetareve, por edhe ne interes te integrimit evropian te te dyja vendeve”, u shpreh Meta. Reagimi i ministrit te Jashtem ka ardhur pas iniciatives se Serbise per te paraqitur ne rezolute per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.