Meta: Transparence e zgjedhjeve, sipas ligjit Rozeta Rapushi
Per te dyten here brenda dhjete diteve, kryetari i LSI-se, Ilir Meta, zhvilloi dje nje takim me kreun socialist, Kryeministrin e ardhshem Edi Rama, ne seline e Partise Socialiste. Por serish ndonese doli nga selia e PS-se pas rreth 60 minutash, Meta nuk dha asnje te dhene nese me Ramen diskutoi per qeverine e re, e cila do te nise se funksionuari ne shtator. Madje ai orientoi gazetaret qe per kete ceshtje te pyesin Kryeministrin e zgjedhur, duke shtuar se biseda ishte me shume verore se sa politike. Por nga ana tjeter, kreu i LSI-se, nuk nguroi te komentoje situaten ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve (KQZ) dhe vendimin Kolegjit Zgjedhor. Sipas tij, vendimi i Kolegjit Zgjedhor per te rrezuar procesin e rinumerimit te kutive te Qarkut te Lezhes ne KQZ, eshte i drejte. “Transparenca eshte mjaft e rendesishme, por gjithmone sipas ligjit dhe Kodi Zgjedhor ka qene shume i qarte, se procesi i hapjes se kutive mund te behet vetem me 5 vota te anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Pra, kete kompetence mund ta kete vetem Kolegji Zgjedhor, ne kushtet kur gjysme-KQZ-ja ka vetem jane kater anetare. Pra, Kolegji ka marre vendim te qarte ligjor dhe kushdo qe nuk eshte dakord me kete vendim ndjek rrugen qe percakton ligji”, - vleresoi kreu i LSI-se. I pyetur per problematiken ne Qarkun e Kukesit, ne lidhje me kerkesen ankimore qe LSI ka bere ne lidhje me kete proces, Meta tha se pret nga Kolegji Zgjedhor ne lidhje me kete ankese, zbatimin e ligjit. Duke ju rikthyer ceshtjes se diskutimit te emrave per kabinetin e ri qeveritar apo programin e ri qeverises per 300 ditet e para, i lene per tu hartuar ne doren e dy perfaqesuesve, Ilir Beqaj nga PS dhe Edmond Haxhinasto nga LSI, Meta tha se ai do te behet publike ne kohen e duhur. Pa dhene detaje mbi permbajtjen e programit apo nese e ka marre apo jo ne dorezim ate. Ne kete menyre, Meta nuk dha komente dhe as informacione mbi fatin e ndertimit te formacionit te ri qeverises qe do te vije ne shtator por as per programin e saj per 300 ditet e para te punes se kesaj qeverie te dale nga zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit.