E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: U mbyll kapitulli i zgjedhjeve problematike

Kryetari i LSI Ilir Meta ka përshëndetur raportin final të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet. Një raport që sikundër tha Meta, mbyll kapitullin e zgjedhjeve problematike në Shqipëri. Kreu i LSI i mëshoi po aq asaj pjese të raportit ku jepen rekomandime konkrete për klasën politike. Si forcë e dytë qeverisëse LSI angazhohet për plotësimin e tyre me seriozitet.
Kryetari i LSI-së tha se PS është po aq bashkëpërgjegjëse për të gjitha mangësitë që evidenton raporti. Këtu Meta iu referua Reformës Zgjedhore dhe peshës kryesore, që mori selia rozë në këtë proces. Të gjitha këto, kryetari i LSI-së i dha si arësye për të treguar se me publikimin e raportit përmbyset dhe çdo pretendim i Partisë Socialiste për bojkot të Kuvendit.
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor ishte një çështje, e cila ngrihej si proces i nevojshëm dhe në raportin e OSBE - ODHIR. Nën këtë fokus, LSI nuk përjashton dhe variantin për komisione të depolitizuara të administrimit të zgjedhjeve si një masë që redukton presionin politik në proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›