E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ja si e lexoj unë raportin e OSBE

Edi Rama ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE –ODHIR-it për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, duke thënë se sipas tij, ai tregon dështim të procesit zgjedhor. Duke e lexuar atë ndryshe edhe nga vetë përfaqesuesit e OSBE–së, Rama e shpëfilli thelbin e raportit dhe nuk pranoi faktin se vëzhguesit e OSBE-ODHIRI i vlerësuan zgjedhjet si plotësim të angazhimeve kryesore të OSBE.
Rama në deklaratën e tij, është fokusuar vetëm në pjesën e raportit ku flitet për problemet e evidentuara në disa komisione të numërimit të votave. Në përfundimet e nxjera nga vëzhguesit e OSBE, theksohet se nuk ka pasur prova apo evidenca për manipulim të zgjedhjeve, çfarë hedh poshtë pretendimet e Ramës që kanë çuar dhe në bojkot të kuvendit.
I sapokthyer nga Brukseli Rama ka hedhur poshtë lajmin se Komisioneri Europian për zgjerim Olli Rehn nuk ka pranuar ta takojë. Rama la sërish pa përgjigje pyetjen që bëjnë të gjithë socialistët, por dhe gjithë opinioni publik. Kur do t’i njohë Rama zgjedhjet dhe kur grupi parlamentar socialist do të ulet në sallën e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›