E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Transparence ose ska reforme Qamil Xhani

Partia Socialiste nuk do te bashkepunoje me mazhorancen per asnje reforme nese nuk behet me pare transparenca e zgjedhjeve te vitit te kaluar. Kryesocialisti Edi Rama ka qene kategorik per mungesen e votave te opozites ne kuvend ndaj te gjitha nismave ligjore duke perfshire dhe reformen zgjedhore. Jo. Partia Socialiste nuk do te behet pjese e asnje vendimmarrje te iniciuar nga qeveria aktuale qe ka uzurpuar pushtetin e popullit duke grabitur votat dhe duke u kthyer perdite e me shume ne nje lloj organizate e cila ngjan shume me teper ne nje organizate qe ka si objekt te sajin veprimtarine kriminale sesa te miren publike u shpreh dje Rama. Ne bashkebisedimin e perjavshem me gazetaret Rama e argumentoi bojkotin e reformave me faktin se nuk ka pasur asnje zhvillim pozitiv per sa i perket kerkesave te PS-se gjate negociatave. Ska ndryshuar asgje ne raport me domosdoshmerine per transparence qe te ndryshoje gjesend ne raport me kete vendim te marre nga ana jone i cili mbetet ne fuqi u shpreh kryetari i PS-se. Sipas tij per asnje cast transparenca si princip duke filluar nga zgjedhjet tek transparenca e qeverisjes nuk del nga rendi dites per socialistet sepse ne fakt ka te beje drejtperdrejte jo vetem me fatin e zgjedhjeve por me fatin e vendit qe sot eshte ne rrezik pikerisht sepse kush vodhi votat per te ricikluar pushtetin po perdor pushtetin per te vjedhur Shqiperine. Eshte perdite e me e qarte qe cka e mban peng transparencen ka te beje me shtysen barbare per te vazhduar per te qeverisur pa transparence dhe per te bere ne terr te gjitha ato zullume qe dita dites po dalin ne syte e shqiptareve dhe qe cdo dite e me shume do te jene perdite e me shume. Kryesocialisti u eshte pergjigjur dhe pyetjeve mbi raportin me te fundit te OSBE-se i cili theksonte se bojkoti i opozites ka bere qe te mos te miratohen nje sere reformash te rendesishme per ne Bashkimin Evropian. Ne lidhje me kete raport Rama u shpreh se ai duhet lexuar ne teresi dhe jo vetem ne detaje te vecanta. Nje raport nje deklarate nje liber nje dokument lexohen ne teresine e tyre dhe jo ne menyre kaq te shkeputur sepse i bie qe per te vleresuar fustanin ti referohesh vetem nje kopse qe mungon apo qe nuk ka te njejten ngjyre me te tjerat tha Rama. Kreu i PS-se nuk eshte ndalur ne detajet e negociatave dhe as ne qendrimin e mazhorances qe te jete opozita ajo qe do te bejne ankesen per kutite e votimit ne Komisionin e Venecias. Ndersa ka theksuar se opozita nuk ka ndermend te heqe dore nga beteja e saj per transparencen e zgjedhjeve te kaluara. Per kete qellim Rama u shpreh se dhe protestat do te jene mjetet qe do te perdoren duke rikonfirmuar qendrimin e hershem per organizimin e tyre ne muajin shtator. Strukturat tona dhe te gjithe ne jemi ne pune intensive jo thjesht per te pergatitur protesta por per te forcuar opozitarizmin ndaj ketij pushteti te grabitur qe po grabit perdite Shqiperine. Sigurisht pjese e ketij opozitarizmi do te jene edhe protestat. Objektivi eshte largimi i qeverise per sa kohe qeveria nuk i hap rruge transparences u shpreh kreu i PS-se.

Me lejoni qe sot te fokusohemi ne kete pike por ju siguroj se per asnje cast transparenca si princip duke filluar nga zgjedhjet tek transparenca e qeverisjes nuk del nga rendi dites per ne sepse ne fakt ka te beje drejtperdrejte jo vetem me fatin e zgjedhjeve por me fatin e vendit qe sot eshte ne rrezik pikerisht sepse kush vodhi votat per te ricikluar pushtetin po perdor pushtetin per te vjedhur Shqiperine. Eshte perdite e me e qarte qe cka e mban peng transparencen ka te beje me shtysen barbare per te vazhduar per te qeverisur pa transparence dhe per te bere ne terr te gjitha ato zullume qe dita dites po dalin ne syte e shqiptareve dhe qe cdo dite e me shume do te jene perdite e me shume.
Rama Ja leshimet e PS stolerojme me
Kryetari i Partise Socialiste ka konfirmuar se qellimi i rinisjes se protestave te opozites eshte largimi i qeverise. Gjate bashkebisedimit me gazetaret duke ju pergjigjur dhe kritikave per raportin e OSBE-e dhe pyetjes per pergatitjen e zgjedhjeve lokale Rama u shpreh se opozita ka bere te gjitha leshimet e mundshme. Opozita ka bere gjithcka ka pasur ne dore dhe gjithcka ka mundur te mendoje si pike kompromisi me palen tjeter per te garantuar transparencen. Ky nuk eshte nje diskutim i bere me fjale. Ky eshte nje fakt i materializuar ne nje oferte te kthjellet konkrete dhe plotesisht te realizueshme. E nderkohe qe oferta eshte ne tavoline per pushtetin opozita ka filluar nderkohe pergatitjet intensive per fazen e re te betejes ne drejtim te pandryshuar me nje objektiv te qarte largimin e qeverise ka qene deklarata e djeshme e Rames.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›