Shumica e amerikanëve në Misisipi dhe Alabama besojnë se Obama është mysliman

Barak Obama
Nëse pyesim presidentin e SHBA-së Barak Obama për besimin e tij fetar, ai përgjigjet se është kristian. Por nëse pyesni qytetarët e Misisipit apo Alabamës do të merrni një përgjigje tjetër. Në një kohë kur në këto shtete pritet të mbahen zgjedhjet për kandidatit republikan, është mbajtur një sondazh ku tregohet se ata nuk e shohin Obamën si kristian.
Në Alabama, vetëm 14% e shohin si të tillë ndërsa 45% thonë se ai është mysliman kurse 41% janë përgjigjur se nuk janë të sigurt.
E njëjta pamje paraqitet edhe në Misisipi; 12% thonë se ai është kristian, 52% e klasifikojnë si mysliman ndërsa 36% nuk janë të sigurt se si ta kategorizojnë.
Por e gjitha kjo është ndonjë gjë e re për Obamën. Në gusht të vitit 2010, një tjetër sondazh tregonte se një në pesë amerikanë besonte se ai është mysliman. Vetë Obama në një intervistë për televizionin NBC është shprehur se faktet janë fakte dhe se i përket besimit kristian. /F.Stafa/