E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet europiane Edi Rama po e nxjerr PS-ne jashte loje

15-10-2010 / Gazeta 55

Drejtuesit e eurodeputeteve socialiste kane nderhyre dje publikisht per te denuar shkeljen e rregullave te lojes qe po konsumon Edi Rama. Ata konfirmuan se Shqiperia eshte prane heqjes se vizave nderkohe qe i bene apel Edvinit ti kthehet ligjit dhe institucioneve dhe te mos i vere gure nen rrota procesit te reformave

Ne nje kohe kur ende nuk ka rrugezgjidhje optimale situata politike ne Shqiperi vazhdon te shqetesoje Brukselin duke qene se ka mbetur pak kohe per te dhene sinjale te forta bashkepunimi deri ne daten 9 nentor kur shpallet opinioni i Komisionit Europian per kandidaturen e Shqiperise ne BE. Deputetet e Parlamentit Europian kane kerkuar nga partite politike ne Shqiperi qe te lene menjane mosmarreveshjet dhe te punojne se bashku per reformat e nevojshme per integrimin ne Bashkimin Europian. Ne kete kontekst Kryetari i Komisionit per Ceshtjet e Jashtme ne Parlamentin Europian Gabriele Albertini i beri thirrje opozites socialiste qe te pranoje rregullat e lojes e te ruaje rolin e saj si perfaqesuese e zgjedhesve te vet.
Mendoj se do te jemi te gjithe aktive per te bindur Partine Socialiste qe te pranoje rregullat e lojes dhe te ndaje qendrimin e saj ne opozite si perfaqesuese e zgjedhesve te vet. Fundja kjo eshte demokracia nje here je ne qeveri nje here ne opozite. Do u bejme presion kolegeve tane socialiste ne PE qe te luajne nje rol bindes per koleget e partise shqiptare. Do te kerkojme qe te marrim ne konsiderate edhe perfshirjen e komisionerit Fule ne kete vizion linjen politike te institucioneve te zgjedhura ne menyre te rregullt te qeverise shqiptare. Nuk besoj se protestat do te ndryshojne dhe modifikojne radikalisht nje opinion qe ka rrenje me te thella se nje manifestim ne shesh u shpreh eurodeputeti Albertini.
Te te njejtit mendim jane edhe dy zevendespresidentet socialiste te Parlamentit Europian Libor Rucek dhe Xhani Pitela.
U takon partive politike ne Shqiperi qe te gjejne zgjidhjen e duhur. Mesazhi qe mundohem te percjell nese ketu vjen ministri i jashtem apo lideri i opozites shqiptare eshte qe jane disa ceshtje strategjike per integrimin e Shqiperise ne BE keshtu qe ju lutem mundohuni te punoni bashke per te miren e vendit. Liberalizimi i vizave eshte aspekti me i rendesishem per qytetaret. Shume shpejt te rinjte shqiptare dhe jo vetem te rinjte do te kene mundesine te levizin lirshem ne zonen Schengen te prekin realitetin europian dhe ta sjellin eksperiencen e tyre ne vend duke kontribuar dukshem ne zhvillimin e vendit u shpreh Roucek.
Nga ana e tij Pitela tha se kur behet fjale per ceshtje madhore per mua nuk ka ngjyra politike. Une jam socialist dhe kam miqte e mi ne Shqiperi por mbeshtes gjithnje ceshtjen e duhur qe eshte heqja e vizave dhe integrimi europian i Shqiperise. Te keto dy pika nuk ka diferencime grupesh politike. Duhet te ecim se bashku ne Shqiperi dhe Europe ne menyre qe te rinjte shqiptare te mund te udhetojne lirisht dhe qe Shqiperia te afrohet gjithnje e me shume ne BE tha ai.
Rucek dhe Pitela priten ne Bruksel ministrin e jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto i cili pati nje sere takimesh te tjere me eurodeputetet Tanja Fajon Hanes Svoboda dhe Martin Shulz.
Kreu i grupimit te Partise Socialiste Evropian Shulz tha se pas takimit me Haxhinaston se Shqiperia ka ecur shume perpara drejt proceseve te integrimit.
Lajmi me i madh eshte qe Shqiperia ka nje minister te ri te jashtem. Paraardhesi i tij Ilir Meta ishte nje mik i imi. Ministri i ri eshte po ashtu nje mik i imi. Patem nje shkembim te hapur dhe te frytshem idesh dhe mendimesh. Diskutuam per vendimin e PE per liberalizimin e vizave per Shqiperine. E konsideruam kete si nje sinjal te mire per te permiresuar marredheniet e Shqiperise dhe Bashkimit Europian. Ta bejme jeten me te lehte per shqiptaret te rrisim shkembimet ekonomike dhe te kemi progres te perbashket tha ai.
Nga ana e tij ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u shpreh se Parlamenti Evropian ka dhene mbeshtetje te pakursyer ne drejtim te proceseve integruese te Shqiperise. Kryediplomati shqiptar theksoi se ka falenderuar edhe kreun e grupit te socialisteve evropiane Shulz per ndihmen e dhene ne kuader te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare.
E falenderova per mbeshtetjen e vecante qe ka dhene per miratimin ne Parlament te rezolutes per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Patem nje mirekuptim per nevojen qe jeta politike ne Shqiperi duhet te jete institucionale ne Parlament dhe te trajtohen ato ceshtje qe na kualifikojne si nje vend i cili po ecen normalisht drejt Bashkimit Europian. Sigurisht qe edhe me Schultz ndajme edhe shume pikepamje te tjera persa i takon zhvillimeve politike ne Shqiperi dhe shpresoj qe me perpjekje te perbashketa axhenda jone europiane do te vazhdoje me ritme edhe me te shpejta tha Haxhinasto.
Liberalizimi i vizave pritet te marre driten jeshile perfundimtare ne takimin e nentorit te keshillit te ministrave te brendshem te vendeve anetare te Bashkimit Europian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›