Masat e ashpra te vendosura nga qeveria e Hollande

Një vit qeverisje për Fransua Hollond. Tashmë presidenti francez bën llogaritë me një vit të gjatë dhe të vështirë. E majta ka zbritur në shesh në Paris për të kërkuar me zë të lartë që ti jepet fund masave të ndërmarra prej tij, dhe një revolucion që do të conte vendin drejt republikës së gjashtë. Pra fundin e presidencës dhe reformave që i japin më shumë pushtet parlamentit. Ai që ka ndezur turmën ka qenë Zhan Luk Melanshon, ish socialist, lider i partisë së të majtës. Marshimi që ka bashkuar sheshin e Bastiljes dhe atë të Kombit ka mbledhur rreth 180 persona. Populli i së majtës i zhgënjyer dhe i tradhtuar nga politikat e qeverisë socialiste, ka qene dhe motoja e manifestimit. Kjo protestë ka qenë e para e këtij lloji për të majtën kundër politikave të presidentit socialist. Kritikat kundër protestës kanë ardhur kryesisht nga të majtët në qeveri që akuzojnë Melanshon se po sjell përçarje.