Meta, akuza Rames me 5 Maj
Oli Xhilaga
Mes dy lidereve te PS dhe LSI tashme mungon dhe komunikimi formal, duke shmangur dhe pershendetjet e rastit. Te pranishem ne ceremonine e homazheve ne diten e 5 Majit, kreu socialist, Edi Rama dhe ai i LSI-se, Ilir Meta, shmangen takimin me njeri-tjetrin, duke pervijuar me tej percarjen mes tyre. Nderkohe qe nuk kane vonuar akuzat e kryetarit Meta pas ceremonise se rastit per kryetarin Rama dhe Kryeministrin Berisha.
Drejtues te larte te shtetit dhe perfaqesues te partive politike nderuan dje ne Varrezat e Deshmoreve, te renet per lirine e atdheut me rastin e 5 Majit. Keshtu, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sekretari i Pergjithshem i Kryeministrit dhe ministri i Mbrojtjes kane vendosur kurora me lule prane monumentit “Nene Shqiperi” ne shenje nderimi per deshmoret e vendit. Homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit kane bere edhe perfaqesues te pushtetit lokal. Njekohesisht dhe drejtuesit opozitare ishin pjese e ketyre homazheve. Edhe pse ne te njejtin vend dy lideret e majte, Rama-Meta, nuk kane preferuar te shtrengojne duart me njeri-tjetrin. Per kreun e LSI-se, Meta, Kryeministri Berisha se bashku me kreun e PS dhunuan Kushtetuten, ndersa per kreun socialist Rama sot eshte dita e vellazerimit.
Ne deklaraten e tij, pas ceremonise se rastit, kryetari i LSI, Ilir Meta, akuzoi ashper kryetarin Rama, lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, pasi, sipas tij, kreu i socialisteve se bashku me Kryeministrin Berisha dhunuan Kushtetuten. “Sot u vendosen disa kurora tradhtie nga PS. Ne kete 5 Maj, jane ende te fresketa ato plage te medha te hapura ne naten e erret te 21 prillit nga Sali Rama dhe Rame Berisha, te cilet dhunuan Kushtetuten e popullit shqiptar”, vleresoi Meta gjate fjales se tij. Nderkohe qe risolli dhe njehere tjeter ne kujtese faktin se prej disa ditesh kishte kerkuar takim me kryetarin e PS, por ky i fundit deri tani kishte refuzuar. “Une kam disa dite qe kam kerkuar takim me kryetarin e PS, per te cilin jam tronditur kur kam pare disa pasazhe nga libri i tij “Refleksione”. Ne kete liber, ai e quan Luften Nacional Clirimtare, lufte civile dhe qe ka kerkuar nxjerrjen jashte ligji te PS, por keto jane ceshtje te tij. Nuk me intereson jane probleme te PS”, beri me dije Meta, lidhur me kete ceshtje. Por, nga ana tjeter, kryetari i PS-se, Edi Rama, ka preferuar qe te anashkaloje ne deklaraten e tij perplasjet me lidershipin e LSI-se, duke u perqendruar vetem te Dita e Deshmoreve. Sipas tij, kjo eshte dita per te kujtuar ata qe rane per idealet e lirise, barazise, vellazerimit, te cilat duhet te mbeten pjese dhe arsye e angazhimit te perditshem.