Nafta e vjedhur pranga shefit te policise dhe biznesmenit

Gerjan Kondi dhe Vladimir ilotaj jane arrestuar te marten nen akuzen e vjedhjes ne bashkepunim
FIER - Nafta dergon ne pranga shefin e policise se Patosit dhe nje biznesmeni po te kesaj zone. Gerjan Kondi dhe Vladimir ilotaj jane arrestuar mesditen e djeshme nga policia e Fierit ndersa mesohet se hetimet per ta kishin muaj qe kishin nisur. Dyshohet se dy te arrestuarit jane ndihmuar edhe nga persona te tjere emrat e te cileve nuk behen te ditur. Nafta e vjedhur prej te akuzuarve mesohet se ishte ne pronesi te Albpetrolit. Nuk behet e ditur se per csasi behet fjale gjithsesi theksohet se vjedhja e karburantit kishte kohe qe ndodhte.
Hetimi
Burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme bene te ditur se diten e marte u arrestua shtetasi Gerjan Kondi 34 vjec lindur e banues ne Fier me detyre shef i postes se policise Patos. Gjithashtu ne pranga perfundoi Vladimir ilotaj 42 vjec administrator i firmes ilotaj qe merret me shitje hekur dhe inertesh banor i Lagjes se Re Patos.
Akuzat e ngritura per keta shtetas nga prokuroria e rrethit gjyqesor Fier e cila prej disa muajsh po hetonte per ta jane vjedhje duke shperdoruar detyren vjedhje ne bashkepunim me shume se nje here me pasoja te renda pastrim i produkteve te vepres penale sigurim i mjeteve per vjedhje si dhe pervetesim i mallrave te vjedhura. Po sipas burimeve zyrtare dy te arrestuarit ne menyre te vazhdueshme realizonin vjedhje te karburanteve te llojit nafte bruto ne pronesi te Albpetrolit.
Dyshohet se per te kryer kete veper penale dy te arrestuarit jane te ndihmuar edhe nga persona te tjere nderkohe qe per ta vijojne hetimet. Burimet zyrtare shprehen se gjykata kishte vendosur per ta masen arrest me burg. Nafta qe merrnin te arrestuarit ka qene bruto dhe sigurohej direkt nga vendburimet e saj ne zonen tashme te njohur te Patos-Marinze.