E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meta ankohet për kontrollet: Më shkelën të drejtat, erdhën në qeli kur haja mëngjesin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi drejtuesit e burgut 313 për presion dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Në një mesazh audio nga qelia ku ndodhet prej disa muajsh, Meta deklaroi se ndaj tij janë ushtruar kontrolle të posaçme.

“Pasi u bë kontrolli im i imët fizik i trupit, pastaj u bë kontroll i imët për gati 20 minuta në të gjithë qelinë, përfshirë edhe frigoriferin, që nuk kishte ndodhur asnjëherë, por ndodhi rastësisht besoj gjatë fjalimit të këtij skizofreni që fliste për standardet e drejtësisë, për standardet europiane, që i garantonte partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm Dumani nuk e shikon”, tha Meta.

Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve sqaruan për Vision Plus se nuk janë ushtruar kontrolle në qelinë e Ilir Metës, por thjesht janë marrë kontakte, siç është praktika e zakonshme çdo mëngjes për çdo të burgosur./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›