Meta, bazës së LSI: Mos humbni kohë me Edi Ramën
Ilir Meta u ka kërkuar sot drejtuesve të LSI–së në rrethe që të nisin riorganizimin e strukturave për zgjedhjet lokale të 2011–ës, duke theksuar edhe njëherë se forca politike që ai drejton, do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike. Meta tha se për LSI–në ka ardhur moment i një angazhimi të ri. Në këtë kontekst u kërkoi drejtuesve të degëve që të fokusohen tek partneriteti i ri politik e të humbasin kohë me lidershipin e Partisë Socialiste.
Ilir Meta "Askush nuk ka kohë për të humbur. Partia Socialiste nuk ka respektuar marrëveshjet me ne"
Sipas Metës, zgjedhet vendore do të jenë dhe testi i parë për të bindur qytetarët se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike morën një vendim të drejtë për të qenë në koalicion qeverisës.