Italia i jep lamtumirën Mike Bongorno
Italia i dha lamtumirën e fundit prezantuesit më të famshëm në vend, atij që shumë e cilësonin si Papa e mediave, Majk Bonxhorno. Personalitete të njohur të politikës, përfshi kryeministrin e vendit, Silvio Berluskoni, si dhe figura të njohura të artit dhe medias ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit. Me mijëra fansa u mblodhën në katedralen e qytetit për të ndjekur meshën në përkujtim të ikonës që italianët e cilësonin mjeshtrin e ekranit. Majk Buonxhorno ndërroi jetë pak ditë më parë, si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 85-vjecare, në shtëpinë e tij në Monte Karlo.