Meta ben kthese

LSI do te krijonte qeverine vetem me Partine Socialiste. Pas gati nje viti akuzash dhe sulmesh ne distance kryesisht ndaj kreut te bashkise dhe PS-se, Edi Rama dhe perballjeve te forta nga keshilli bashkiak deri tek mitingjet e ndara per Gerdecin.
Partia e trete ne vend i ka dhene fund hamendesimeve duke theksuar se LSI nuk mund te beje koalicion paszgjedhor me Berishen, te cilin ai e beri pergjegjes per regresin e vazhdueshem qe po peson vendi nen drejtimin e tij.
Ndryshe nga heret e tjera zoti Meta tha se nuk ka ndasi thelbesore me socialistet duke theksuar se bashkepunimi paszgjedhor nuk duhet te mbeshtet mbi intrigat politike por objektivat e perbashketa qe kane dy forcat per t’i dhene Shqiperise nje fytyre te vertete europiane.
“Ne na vjen keq per politikanin ne prag te pensionit qe vazhdon me diversionet e tij pa kripe. Nuk eshte Berisha ai qe percakton se me ke do te beje koalicion LSI-ja. Eshte LSI ajo qe e ka bere te qarte se synon te fitoje zgjedhjet me koalicionin e saj dhe ne rast se nuk do te arrije e vetme, do te beje koalicion me forcat e majta, natyrisht me PS-ne. Ne nuk kemi asgje te ndare me socialistet dhe idealet e tyre per nje Shqiperi me te mire”, u shpreh Meta.
Kreu i LSI-se, i beri keto deklarata gjate nenshkrimit te marreveshjes se bashkepunimit me Levizjen per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut te Ligoraq Karamelos.
Keto deklarata te LSI nese provohen qe do te jene afatgjata mund te perbajne nje ndryshim te vertete kursi ne marrdheniet me socialistet , perplasjet me te cilet vazhduan deri nje jave me pare me mitingjet e ndara per 1 vjetorin e Gerdecit.
Te enjten, LSI deklaroi bashkepunimin me nje kompani te suksesshme amerikane per organizmin e fushates zgjedhore.