Dajt, bien 3 shtylla, pa transmetim shumë TV
OSSH bëri të ditur se shkak është bërë rënia në greminë e 3 shtyllave të tensionit të lartë që ndodheshin në malin e Dajtit. Pa energji Shëngjergji dhe Zallbastari, ku ndodhen edhe antenat e TV
TIRANE-Moti i keq plot erë dhe stuhi në 24 orët e fundit ka sjellë ndërprerjen e transmetimit për shumë televizione në vend. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bëri të ditur se shkak është bërë rënia në greminë e 3 shtyllave të tensionit të lartë që ndodheshin në malin e Dajtit. Sipas të njëjtit burim si pasoje kane mbetur pa energji Shëngjergji dhe Zallbastari, ku ndodhen edhe antenat e televizioneve.
Aktualisht shqiptarët mund të ndjekin vetëm 4 televizione, Neës24, Top Channel, TVSH dhe Alsat. Stacionet e tjera televizive kanë ndërprerë transmetimet prej disa orësh dhe presin të rregullohen defektet. Por, OSSH bën të ditur se rivendosja e shtyllave përfundon vetëm ditën e hënë. Ndërkohë pa energji këto dy ditë do të mbeten edhe banorët e Shëngjergjit dhe Zallbastarit.
(d.b/BalkanWeb)