Defekt elektrik në antenat e Dajtit,televizionet pa sinjal

Dëbora që ka rënë orët e fundit në malin e Dajtit ka shkaktuar një defekt të rëndë elektrik duke lënë pa energji pjesën më të madhe në antenat e televizioneve dhe duke shkaktuar ndërprerjen e sinjalit. Dëbora dhe pemët e rrëzuara kanë bllokuar rrugën nga hyrja e Parkut Kombëtar drejt fushës së Dajtit duke bërë të pamundur kalimin për te antenat. OSSH ka deklaruar se janë rrëzuar tre shtylla të tensionit të lartë. Sipas OSSH-së, shtyllat janë rrëzuar në humnerë. "Energjia kthehet vetëm ditën e hënë", njofton OSSH. Deri tani asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet përkatëse për rregullimin e situatës edhe pse televizionet kanë disa orë pa sinjal.