E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta dekreton Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Peleshin, ministër të Mbrojtjes

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dekretet për ndryshimet e fundit në qeveri.
Pas propozimeve për  emërimin e  Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme , Presidenca njoftoi se Meta ka firmosur shkarkimin e Edi Ramës nga ky institucion, të cilin e mbante që pas refuzimit të Presidentit për të dekretuar në këtë dikaster ish-zëvendës ministrin Gent Cakaj.
Xhaçka la kështu ministrinë e Mbrojtjes, vëndin e të cilës e ka zënë Niko Peleshi.
Këto janë ndryshimet e dyta në qeveri, në muajin e fundit,  pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga Ministria e Brendshme dhe emërimit në këtë post të Bledi Çuçit që la Ministrinë e Bujqësisë, diukaster që tashmë e drejton Milva Ekonomi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›