Dendias uron Xhaçkën

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka uruar me rastin e zgjedhjes në detyrë ministren e jashtme shqiptare Olta Xhaçka, ndërsa ka theksuar përpjekjet për t’i bërë më të forta marrëdhëniet me Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo bëhet e ditur nga vetë zoti Dendia në llogarinë e tij në Twitter. “Komunikova me ministren e Jashtme të sapoemëruar të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe i nënvizova dëshirën për përforcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe përballimin e sfidave të përbashkëta”, shkruan zoti Dhendias.