Nobel 2009 për letërsinë, Herta Muller
Shkrimtarja dhe poetja gjermane me origjine rumune, Herta Muller, është fituesja e Çmimit Nobel 2009 për letërsinë. Akademia suedeze, që prej vitit 1901 përzgjedh fituesit e Nobelit, ia atribuoi Çmimin e letërsisë zonjës Muller për “Përqendrimin e thellë poetik dhe sinqeritetin e prozës, me të cilat ajo pikturon peisazhin e të shpronësuarve”. Herta Muller, në vepren e saj letrare ka zbërthyer e zbuluar imtësisht brutalitetin e jetës në vendlindjen e saj, Rumani, nën diktaturën e Causheskut.
Autorja 56-vjeçare, emigroi për në Gjermani me bashkëshortin e saj, në vitin 1987, dy vjet para rrëzimit të Causheskut me dhunë dhe zgjerimit të kolapsit komunist në vendet e Europës Lindore. Deputimin e saj në letërsi Muller e pati në vitin 1982 me botimin në gjermanisht e anglisht të vëllimit me tregime “Ultësirat”, i censuruar nga qeveria komuniste.
Njërën nga veprat e saj, romanin “Vendi i kumbullave të gjelbërta” i botuar në vitin 1990, Herta Muller ia ka kushtuar pesë miqve të saj rumunë të vrarë nga regjimi i Causheskut.
Ndërsa shtypi kombëtar rumun ishte tejet kritik ndaj shkrimeve të saj, ai gjerman e priti krahëhapur veprën e Herta Muller, theksoi Akademia Suedeze për fituesen e Nobelit. Dhe vetëm për faktin se Muller, bëri publike kritikat e saj ndaj regjimit të Causheskut u ndalua të botohej në vendlindjen e saj.
Disa nga veprat e saj janë të shkruara pas vendosjes në Gjermani janë “Pasapaorta”, “Takimi”. Muller është e 12-ta grua që merr Çmimin Nobel për letërsinë, pas austrakes Elfride Jelinek ne 2004 dhe britanikes Doris Lesing në 2007. Ndër kandidatët për Nobelin 2009 në letërsi me një vlerë prej 1.4 milionë dollarësh, ishin edhe nobelisti Amos Oz, Milan Kundera, Antonio Kabuki dhe shkrimtari ynë Ismail Kadare.