E Diel, 1 Nëntor 2026

Etapat e aferes italiane qe perfshiu Shqiperine

Historia

Historia e permendjes se Metes ne skandalin italian te abuzimit me pushtetin te zyrtareve te qeverise Berluskoni nisi me zbardhjen e pergjimeve te telefonatave te ndermjetesit nen hetim Valter Lavitola me sekretaren e Frattinit ku kerkonte te merrte pjese gjate seances se bisedimeve me zv/kryeministrin shqiptar Ilir Meta me 21 tetor 2009. Frattini e mohoi se Lavitola ka marre pjese ne takim. Po ate dite Top Channel publikoi foton ku Frattini-Meta dhe Lavitola ishin duke biseduar ne sallen e takimit institucional. Me pas Meta deklaroi per te perditshmen La Repubblica se nuk e njihte Lavitolan. Kjo gazete publikoi pergjimin e telefonatave me 20 tetor 2009 ku Meta i bente me dije ndermjetesit italian se kishte mberritur ne Rome.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›