Largohet zyrtarisht konsulli grek i Korces
Largohet nga qyteti i Korces konsulli i pergjithshem grek ne kete qytet Teodoros Ikonomus pas dy viteve ne drejtim te kesaj perfaqesie konsullore ne rajonin juglindor. Mbarimi i mandatit si konsull i pergjithshem grek ne Korce eshte motivi i largimit te Ikonomus nga ky qytet ne te cilin me shume la gjurme si nje perfaqesues i shtetit fqinj qe kerkonte dhe ngriti zerin per helenizmin ne zonen e Korces. Burime nga konsullata greke ne Korce konfirmuan zyrtarisht se largimi i konsullit Ikonomus ka ardhur si shkak i perfundimit te mandatit te tij dyvjecar. Mbarimi i mandatit te diplomatit grek i njohur per thirrjet nacionaliste te leshuara disa here ne juglindje te vendit per tentativat e tij te helenizimit ndonese i paralajmeruar me mungesat e tij ne detyre kete here ka perkuar edhe me diten e mbylljes se procesit te regjistrimit te popullsise. Ikonomus ndryshe nga largimet e tij te shpeshta ne Greqi gjate periudhes 2-vjecare te ushtrimit te funksionit te vet ne konsullaten e pergjithshme greke ne Korce gjate procesit te regjistrimit te popullsise ka qene vazhdimisht i pranishem. Gjate kesaj kohe kane ardhur ne sere deklaratash nga Omonia e Korces apo edhe ajo e qarkut me drejtues Naum Dishon me pretendime per parregullsi ne procesin e deklarimit te kombesise dhe fese ne zonen e Korces. Nderkaq largimi nga detyra dhe funksioni i konsullit te pergjithshem grek ne Korce i Teodoros Ikonomus ka ardhur ne te njejten dite kur perfaqesues te PDIU-se kane qene per nje tubim ne qendren e zones juglindore ne Korce.