E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta fare bisedova me Nanon...

Mungesa e votave te opozites per ligjet e rendesishme nuk perjashtojne mundesine e negociatave mes mazhorances dhe ish-Kryeministrit socialist Fatos Nano. Behet fjale per te siguruar edhe votat e grupit mbeshtetes ne Kuvend te ish-kryetarit te PS-se Fatos Nano

Ligjet me 84 vota nuk perjashtojne mundesine e negociatave mes mazhorances dhe ish-Kryeministrit socialist Fatos Nano. Behet fjale per te siguruar edhe votat e grupit mbeshtetes ne Kuvend te ish-kryetarit te PS-se Fatos Nano per te bere te mundur miratimin e ligjeve te rendesishme qe kerkojne 84 vota. Kjo per faktin se opozita refuzon te jape votat per miratimin e tyre pavaresisht thirrjeve te nderkombetareve. Zevendeskryeministri dhe njeheresh ministri i Ekonomise Ilir Meta beri dje publike nje bisede me ish-liderin e PS-se Fatos Nano. Ne nje prononcim per gazetaret Meta konfirmoi se me ish-liderin e PS-se Nano ka shkembyer urimet per liberalizimin e vizave dhe la te kuptonte per nje rikthim aktiv ne politike te Fatos Nanos.

Duke permendur se 7 tetori ishte nje dite historike Ilir Meta pohoi se kurrsesi nuk mund te mungonte nje vleresim per reformat qe ka bere Shqiperia. Biseda ka qene shume shoqerore shume konfidenciale dhe ka filluar pikerisht me urimin reciprok per heqjen e vizave nga Parlamenti Evropian dhe natyrisht qe te gjithe jemi te bindur se ketu nuk perfundon rruga e Shqiperise dhe e shqiptareve per tu bere qytetare te barabarte evropiane me te gjithe qytetaret e tjere te Evropes se bashkuar - theksoi z. Meta ne lidhje me biseden telefonike qe ka zhvilluar me Nanon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›