E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e PS-se per Bregun Meta Sjemi ne komunizem

Zevendeskryeministri Ilir Meta i beri dje thirrje opozites qe te largohet nga akuzat e kohes se diktatures kur per nje person paguante e gjithe familja. Ne lidhje me akuzat ndaj ministres Bregu dhe kerkesen e opozites per largimin e saj Meta u shpreh se nuk jemi ne kohen e komunizmit kur per veprimin e nje personi paguanin te gjithe familjaret. Duhet te largohemi nga akuzat ne kohen e komunizmit - tha Meta. Nderkohe i pyetur nga gazetaret edhe per kerkesen e opozites per doreheqjen e ministres se Integrimit Majlinda Bregu numri dy i qeverise Meta i cilesoi akuzat e PS-se si politike. Ai gjithashtu vleresoi punen e ministres Bregu per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Sulmet ndaj koleges Bregu mendoj se jane ne menyren me ekstreme te politizuara dhe mendoj qe sulme te tilla pa asnje lloj etike thjesht bazohen ne lidhje biografike si ne kohen e komunizmit. Keto sulme jane te papranueshme. Mendoj se znj. Bregu ka bere nje pune shume te rendesishme si ministre e Integrimit Evropian ne lidhje me koordinimin e nje procesi madhor sikurse ka qene ai i pergjigjeve te pyetesorit te Komisionit Evropian. Nje proces i perfunduar me shume sukses ku ministria e drejtuar nga znj. Bregu ka pasur nje rol kyc - u shpreh z. Meta. Nga ana tjeter zevendeskryeministri Ilir Meta komentoi edhe deklaraten e kreut te shtetit Bamir Topi per akuzat per korrupsion dhe imunitetin e deputeteve. Ai theksoi se mazhoranca eshte e gatshme te bashkepunoje me organet e drejtesise per verifikimin e cdo akuze. Mazhoranca e ka shprehur vullnetin e vet qe prokuroria te hetoje. Une i ftoj te gjithe politikanet te heqin dore nga histori te tilla duke u marre me biografite e politikaneve thjesht dhe vetem per arsye politike. Cilido qe ka nje problem per nje politikan e con ate ne prokurori dhe pastaj prokuroria mbeshtetet per te vepruar ne respekt te ligjit. Duhet ti japim fund kesaj histerie me kuneter me kunata me baxhanake edhe me vellezer - tha z. Ilir Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›