Meta, festat familjarisht ne Skrapar e Berat
Kryetari i LSI, Ilir Meta dhe bashkeshortja e tij, Monika Kryemadhi, preferuan qe ditet e fundit te vitit qe lame pas t'i kalonin me familjet e varfra ne rrethin e Skraparit dhe te Beratit. Gjate vizitave te tyre, ata uruan te gjithe banoret e ketyre zonave per nje vit sa me te mbare, lumturi dhe begati per te gjithe familjet shqiptare, kudo qe jane. Ata uruan ne menyre te vecante femijet jetime ne keto dy rrethe, duke shperndare edhe dhurata per ta. Kryetari i LSI-se, Meta, pasi degjoi shqetesimet e ketyre njerezve per veshtiresite qe karakterizojne keto zona rurale, shprehu besimin dhe urimin se gjerat do te ndryshojne dhe do te permiresohen ne vitin e ri qe po vjen dhe premtoi me shume angazhim nga ana e LSI-se per te permiresuar jeten ne kete komunitet. Ne te gjitha keto vizita, kreu i LSI-se, vec bashkeshortes se tij, u shoqerua dhe nga dhjetera te rinj te LRI te Beratit, si dhe nga koordinatori i Marredhenieve me Jashte ne LSI, Dorian Ducka.