E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reforma ne drejtesi kalon nga politika"

Kuvendi do ta nise fuqishem sesionin e ri parlamentar per kete vit. Me konsensus, deputetet vendosen qe t'i lene per kete muaj realizimin e reformave kyce qe prej muajsh kane ngecur, mes te cilave dhe reforma ne drejtesi. Ndryshe nga cfare u diskutua qe t'i lihej nje grupi ekspertesh, reforma ne drejtesi do te kaloje edhe nga politika. Kryetari i shpallur i komisionit te reformes, Spiro Peci, shprehet dyshues ne nisjen realisht nga puna, duke qene se eshte shtyre per kaq kohe. Ndonese sesioni i ri parlamentar kete vit do te celet me 21 janar, axhenda e Kuvendit do te jete shume e ngjeshur. Keshtu, ne liste eshte dhe ecja perpara me reformen zgjedhore. Ne gjashte muaj mandat, komisioni nuk ka arritur te prodhoje asnje rezultat, pervecse te jape disa opsione per sistemin elektoral. Nga viti i kaluar jane mbartur edhe nje sere projektligjesh te rendesishme apo nisma ligjore te Kuvendit. Mes tyre eshte edhe ndryshimi i Kodit Penal per ashpersimin e masave per te gjithe ata qe kryejne krime brenda familjes. Nisme ligjore qe te gjithe forcat politike e kane mbeshtetur. Po keshtu, ne liste per t'u miratuar jane edhe propozimet njevjecare te Arian Madhit per ndryshimin e ligjit te "Kthimit dhe Kompensimit te Pronave", si dhe shfuqizimin e ligjit 7501 "Per Token". R.R.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›