E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ish-minatori, koleget ne proteste

Nje ish-minator ka nderruar jete mbremjen e Vitit te Ri, pas nje lengimi te gjate. Zef P. Lleshi nga fshati Lufaj, i komunes se Selites, eshte percjelle ne banesen e fundit diten e pare te vitit 2008. Si ai kane humbur jeten edhe rreth 380 ish-minatore te tjere te ketyre minierave. Ndersa Zef Lleshi nderronte jete, rreth 50 ish-minatore perfaqesues te 290 minatoreve, qe perfitojne nje lloj pensioni i quajtur "me trajtim te vecante", jane tubuar diten e 31 dhjetorit prane Deges se Sigurimeve Shoqerore te Mirdites, per te protestuar per faktin se prej me shume se 8 muajsh jane privuar nga e drejta per te marre kete pension. Drejtori Vladimir Gjeta i ka njoftuar se auditi i brendshem i Institutit te Sigurimeve ende nuk ka bere verifikimet e duhura te dosjeve te tyre. Kjo i ka irrituar minatoret, te cilet per disa ore kane protestuar prane kesaj zyre, duke kercenuar per fillimin e greves se urise, deri ne momentin kur strukturat pergjegjese te behen me te pergjegjshme ndaj te drejtes se tyre. Tonin Legisi, kryetari i shoqates se minatoreve me trajtim te vecante, thote se "durimi ka marre fund. Prej dy-tre vetave qe mund te kene depertuar padrejtesisht ne keto lista, jane penalizuar gjithe te tjeret". Minatoret thone se kane nevoje per pensionin sa jane ende gjalle. Silikoza, semundja vdekjeprurese e perfituar nga nentoka me e helmet ne Evrope, gjithnje e me shume po tkurr numrin e ketyre fatkeqeve, te cilet, edhe pse kane lene mushkerite e tyre ne perpjekje per te nxjerre floririn nga nentoka, sot shperblehen me nje shume qesharake prej 5800 lekesh. Aleksander Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›