E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta fton ne takim faktoret e majte

Vetem nje jave para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, kreu i Levizjes Socialiste per Integrim fton te gjithe faktoret politike te majte te zhvillojne nje takim te perbashket.

Ne listen e te ftuarve te Metes, bie ne sy emri i Fatos Nanos dhe ish-presidentit, Rexhep Meidani, nderkohe qe ne takim ftohen te marrin pjese kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, kreu i PSV-91, Petro Koci, si dhe kryetari socialdemokrat Gjinushi dhe ai  i Demokracise Sociale, Paskal Milo.

Mesohet se Meta ka kerkuar qe takimi i rendesishem te zhvillohet ne fillim te javes se ardhshme, pikerisht diten e hene.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›