Meta kërkoi divorcin nga Monika Kryemadhi, shtyhet seanca për zgjidhjen e martesës

Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës është shtyrë.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se seanca e divorcit do të zhvillohet në datën 11 Prill.
Seanca ishte planifikuar për ditën e sotme (21 Shkurt) në orën 10:30 në Gjykatën Civile, por është shtyrë.
Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.
/vizionplus.tv