E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kërkon paqe më Priftin?

Share

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke folur për ABC News, ka komentuar konfliktin e tij me Dritan Priftin. Meta ka thënë se nuk i intereson më kjo histori. Për mua nuk ekziston më kjo histori, është e mbyllur, tha Meta. Por nuk është e çuditshme vetëm kjo deklaratë e Metës, por edhe komenti që ka bërë ai për avokatin e tij, Spartak Braho. I pyetur nga ABC News në lidhje me të famshmen çantë të Brahos, ku ndodhen një seri regjistrimesh, Meta tha se: Për mua kjo histori nuk ekziston më, madje që në fillim të këtij viti e kam konsideruar si një histori që i takon vitit të kaluar. Dua të konfirmoj se jam kategorikisht kundër këtyre formave të shëmtuara dhe të padenja të luftës politike. I jap përkrahjen time më të madhe cilido që ka dëshirë e vullnet të luftojë korrupsionin dhe i kam ftuar e i ftoj të gjithë të ndjekin rrugën ligjore e institucionale në këtë drejtim. .

Mbetet për tu parë se përse Meta i ka mbajtur këto qëndrime, por duket sikur po kërkon paqe me Priftin dhe po akuzon Brahon sikur nuk ka lidhje me historinë e tij. Në të dy rastet duken gjëra të pabesueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›