E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për 100 vjetorin e pavarsisë: Ngjarjet e harruara të kthehen aty ku ju takon

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot Komitetin për 100-vjetorin e Pavarsisë ku dhe ka kërkuar që shumë ngjarje të harruara të kthehen në vendin që ju takon.
Sipas tij ky komision duhet të përshpejtojë punimet dhe të jetë gati në nëntor.

“Koha ecën, është e domosdoshme të shpejtohen ritmet e zhvillimeve, në mënyrë që një axhendë e ngjeshur të zbatohet. Duhet përqendrim më i madh tek ngjarjet, zhvillimet të cilat për arsye politike, ideologjike etj. janë vendosur në harresë për një kohë të gjatë, dhe ato të cilat kanë përjetur harresën për kohë të gjatë për fat të keq nuk janë të pakta. Harresa ka mbuluar zhvillime ndër më madhoret, përpjekje të mëdha, luftëra dhe përpjekje të shqiptarëve në ish Jugosllavi, Tetovë, Mal i Zi. Rivendosja e tyre në piedestalin e merituar në këtë 100 vjetor duhet të jetë një nga objektivat madhore, – deklaroi Berisha.

Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se Kongresi i Lushnjës ka nevojë të rishikohet dhe godina ku u mbajt ky kongres sipas tij duhet të shpallet shtëpi muze.

Kongresi i Lushnjes është cilësuar nga studiuesit si, mrekullia e shqiptarëve, ngjarja u sajua se protagonistët e saj, regjimi i shpalli armiq. E vërteta është se kjo ngjarje të mahnit me vendimet e këtij kongresi, të mahnit me qeverinë që doli nga ky kongres. Në kongresin e Lushnjes shqiptarët me vete kishin vetëm zotin. Është e domosdoshme të ridimensionohet me një muze të shtëpisë ku u mbajt, – tha shefi i qeverisë.

Gjithashtu ai këkoi dhe një rishikim mbi medaljet dhe dekoratat, ku sipas tij duhet të prëfshihen dekorata të reja.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Për 100-vjetorin e Pavarësisë, flamuri shqiptar në Everest Tiranë- 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë do të shënojë edhe...
  2. Gjuha Shqipe, Berisha: Të vihet në piedestalin që i takon Tiranë- Në mbrojtje të gjuhës shqipe, për t’i dhënë asaj...
  3. Çelen zyrtarisht kremtimet për 100-vjetorin e Pavarësisë, shqiptarët festojnë të bashkuar Tiranë- Përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare u mblodhën ditën...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›