Projektet e Bashës, mbështetje nga Eliot Engel dhe Jean Schmid
Kryebashkiaku i Tiranës, takohet me kongresmenë amerikanë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij ën SHBA, u takua me kongresmenëet Alcee Hasting, Eliot Engel dhe Jean Schmid. Kryebashkiaku Basha i ka njohur kongresmenët me projektet e zhvillimit të Tiranës. Sipas Bashës tre janë projektet kryesore të tij në krye të Bashkisë: zhvillimi ekonomik, cilësia e jetës dhe punësimi. Basha tha se një nga angazhimet e tij është ta bëjë Tiranën një qytet miqësor për biznesin dhe atraktiv për investime. Po kështu Basha prezantoi edhe projektet e tij strategjike për Tiranën si zgjerimi i bulevardit, rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërtimi i linjave të tramit si dhe ndërtimi i terminalit të pasagjerëve. Kreu i Bashkisë bëri me dije se ekspertë të njohur të urbanistikës po punojnë për Planin e ri Urbanistik. Punësimi mbetet prioritet absolut sipas zotit Basha. Kreu i Bashkisë tha se iu ofrua nga kryetari i Bashkisë së Uashingtonit eksperienca dhe ndihma për hapjen e zyrës së punësimit e cila do të bëjë lidhjen mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Në funksion të nxitjes së punësimit Basha u bëri të ditur nismën për heqjen e taksave për katër vjet atyre që punësojnë mbi 50 punonjës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi mbështetjen nga anëtaret e Kongresit dhe veçanërisht të Engel dhe Schidt si bashkëdrejtues të Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA. Pranë institucioneve financiare amerikane për të mundësuar mbështetjen me kredi të buta për financimin e tramit, po edhe për programe të tjera si skema punësimi, stazhe për të rinjtë, mbështetje për nënat kryefamiljare etj. Kongresmenët kanë vlerësuar vizionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për zhvillimin e kryeqytetit shqiptar, adresimin e drejtë të prioriteteve e veçanërisht përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje siç ishte dhe diskutim për buxhetin. Engel dhe Schmid u shprehën të gatshëm për të përdorur influencën e tyre për të siguruar kredi të buta për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës.
...