E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kritika Topit e mazhorances

E shtune 10 Mars 2012 1253 ILIR META NE EMISIONIN Kreu i LSI Ilir Meta ne emisionin Debat ka sqaruar pozicionin e grupit parlamentar te LSI ne lidhje me zgjedhjen e kreut te shtetit. Edhe pse ka deklaruar se Kastriot Islami i ka cilesite per te qene president i vendit ne te ardhmen Meta ne pergjithesi e ka shmangur ceshtjen e emrave por ka deklaruar se deklaruar se kreu i shtetit duhet te bashkoje te gjithe shqiptaret ndersa ka theksuar se presidenti ne mbarim te mandatit nuk duhet te jete me pjese e politikes duke kritikuar keshtu presidentin aktual Bamir Topi i cili pritet te krijoje nje parti ne veren e ketij viti. Meta ka kritikuar presidentin Bamir Topi edhe per ceshtjen e ceremonise se pervjetorit te Beselidhjes ne Lezhe duke shfajesuar kreun e Bashkise dhe Protokollin e Shtetit. Duke analizuar qeverisjen 3-vjecare kreu i LSI ka kritikuar mazhorancen se ka rene ne kurthin e opozites duke konsumuar shume kohe me debatin politik. Meta i kthyer pergjigje edhe akuzave te opozites per shendetesine. Ne emisionin Debat kreu i LSI Meta ka konfirmuar se nuk do te hyje ne qeveri por do te vazhdoje te kontribuoje ne Komisionin parlamentar te Integrimit.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›