Meta kritika politikave qeverisëse: Stabilitet makroekonomik
Kryetari i LSI dhe numri dy i qeverise Ilir Meta zgjodhi mbledhjen e kryesise se forces qe drejton per te kerkuar me shume kujdes me politikat ekonomike qe ndiqen ne vend pasi sipas tij eshte e nevojshme qe te ruhet besueshmeria e Shqiperise ne syte e partnereve nderkombetare dhe investitoreve persa i perket stabilitetit makroekonomik…
"Nuk mund te injorojme situaten globale ekonomike dhe financiare dhe nuk mund te nxisim politika populiste ekonomike dhe sociale te cilat kane efekte pozitive do te thosha afatshkurtra, po kane efekte negative shkaterrimtare afatgjata, sikurse e kane vene re dhe vende te tjera qe nuk kane qene te kudjesshme ndaj ruajtjes dhe permiresimit te treguesve makroekonomik. Per LSI nje plan afatshkurter eshte ruajtja e stabilitetit makroekonomik te vendit, permiresimi i treguesve kryesor dhe sidomos i deficitit buxhetor, tha Ilir Meta, kryetar i LSI-se.
Meta foli edhe per nevojen e ndryshimit te kodit zgjedhor ne vend pasi sipas tij ligji elektoral i miratuar me konsensunin PD-PS prodhoi zgjedhje me shume probleme qe duhen zgjidhur duke iu referuar ketu procesit te 28 qershorit te vitit te kaluar…
"Pavaresisht nga vleresimi i larte qe i beri komiteti nderkombetar zgjedhjeve te 28 qershorit, perseri ato kishin problemet e tyre, ashtu si kodi konsesual, PS-PD. Nje liste me rekomandime nga OSBE-ODIHR prej gati nje viti eshte publike dhe i fton te gjithe forcat politike qe te perfshihen per ti shnderruar ato ne amendamente dhe ne rradhe te pare besoj se kjo fton PS si forcen kryesore opozitare ne vend e cila ka ngritur pas zgjedhjeve edhe shqetesime me shume per ceshtjen e transparences", vijoi Meta.
Meta tha se koha i dha te drejte LSI dhe marreveshjes se bashkeqeverisjes me PD-ne, e cila tha ai, prodhoi stabilitet ne vend. Nderkohe gjate mbledhjes se kryesise u miratuan edhe kandidatura e Edmond Panaritit dhe Shezai Rrokajt per kreun e LSI-se ne kryeqytet…
Bledian Koka