Berisha mbledh Task-Forcepër reformen në sistemine inspektimit
TIRANE- “Reforma në sistemin e inspektimit, sjell ndryshime shumë të mëdha dhe të gjithanshme, para së gjithash në parimin e funksionimit të këtij sistemi”- kështu është shprehur sot kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Task-Forcës për reformën rregullatore, duke theksuar se zvogëlimi i numrit të inspektorateve nga 36 në 11 të tilla, pa zvogëluar funksionin e tyre, ka qenë një ndër konkluzionet më të drejta.
Berisha theksoi se domosdoshmëria për reformën e këtij sistemi është shprehur nga të gjitha agjencitë e vendit dhe të gjitha ministritë.
“Vendosja e këtyre inspektimeve mbi bazën e një ligji horizontal, pra unifikimi i kritereve, standardeve, veprimtarisë së tyre, përbën një risi tjetër madhore të sistemit të inspektimit që vendoset në Shqipëri”, shtoi ai.
Kreu i qeverise theksoi me tej se duhet të vazhdojë puna intensive për plotësimin në një kohë mundësisht sa më të shkurtër, por sa më mirë të të gjitha akteve nënligjore të domosdoshme për funksionimin e sistemit të ri të inspektimeve.
(e.n/News24/BalkanWeb)