Rompuy: E ardhmja e rajonit, në Bashkimin Evropian
Presidenti, Herman Van Rompuy, gjatw takimit i ka siguruar liderët e Republikës së Kosovës se Bashkimi Evropian angazhohet fuqishëm për ta ndihmuar Kosovën në ecjen përpara drejt aspiratave të saj evropiane, si dhe të ardhmen e gjithë rajonit drejt BE-së.
“Të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Ato e kanë mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe BE-ja është 100 për qind e bashkuar në mendimin se e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron brenda Bashkimit Evropian”, theksoi Herman Van Rompuy.