Mirel: Politika të mos ndërhyjë në gjyqësor
Takimi i Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit , filloi punimet sot në Prishtinë, dhe në të marrin pjesë, pos liderëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, edhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.
Hashim Thaçi, duke hapur këtë zhvillim të rëndësishëm për aspiratat evropiane të vendit, ka rikujtuar se ky është takimi i parë i Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimi, që rrumbullakon një varg takimesh sektoriale në fushat e ndryshme të zhvilluara ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Komisionit Evropian gjatë 6 muajve të kaluar.
Në vazhdim kryeministri Thaçi theksoi se nga takimi i fundit, i mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova ka kaluar nëpër një periudhë shumë të rëndësishme dhe intensive për vendin dhe rajonin. Njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran ka vazhduar në mënyre të kënaqshme. Këto njohje do të rriten pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai ka ripërsëritur shpresën se “pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do ta bëjnë këtë dhe të njohin realitetin e ri në Ballkanin Perëndimor’.
“Duke marr parasysh progresin e arritur dhe rëndësinë e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës presim së shpejti udhërrëfyesin zyrtar për liberalizimin e vizave. Fillimi i dialogut zyrtar do të mundësojë që Kosova së shpejti të hyjë në Shengenin e Bardhe, proces i cili do t'i lehtësojë qytetarëve tanë që të udhëtojnë pa kufizime në vendet e BE-së”, tha ai në fund, duke i bërë ftesë Komisionit Evropian të bëjë “vlerësimet e nevojshme për inicimin e këtij procesi”.
Drejtori për Zgjerim i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pier Mirel, nga ana e tij shprehu gatishmërinë e BE-së për të filluar dialogun e vizave sapo kushtet të përmbushen për të.
Më tutje Mirel pasi pranoi arritjet që përmendi kryeministri, theksoi nevojën e intensifikimit të miratimit të kornizës ligjore, pasi Raporti i Progresit i merr në konsiderim vetëm ligjet dhe strategjitë e miratuara. Mirel ka përmendur edhe fushat ku duhet të arrihet progres.
“Gjyqësia duhet të fuqizohet dhe duhet të jetë e lirë nga ndërhyrja politike. Duhet të ketë më tepër punë dhe aktivitete në luftën e krimit të organizuar. Ju e theksuat se kjo është shumë e rëndësishme për qeverinë tuaj dhe ne e çmojmë këtë përkushtim të fuqishëm që të vazhdojë të përmirësojë sundimin e ligjit”, tha Mirel.