Meta kryqëzon Ramën: Po tenton kolaps ekonomik Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim kritikon ashper deklaratat elektorale te z.Edi Rama per ndryshime ne sistemin fiskal dhe rritje te barres se tatimit per bizneset e ndryshme ne vend. Ne takimin e zhvilluar dje me Levizjen e Gruas per Integrim ne qytetin e Fierit, Meta vleresoi se deklaratat e bera keto dite nga opozita jane thjesht elektorale, por shtoi se te besh deklarata te tilla sot, do te thote te cosh ne kolaps ekonomine e vendit.
“Eshte e lehte per te bere opozite, eshte e lehte per te qene populist, por eshte pergjegjesi e madhe qe jo vetem te mos shtosh vende te reja pune, por perkundrazi te shtosh papunesine”, - theksoi z.Meta. Kurse shtoi duke iu referuar deklarimit ne te njejten dite nga z.Rama ne takim me biznese ne Tirane: “Po degjojme deklarata populiste jashte ketij realiteti ekonomik dhe social. Njera nga ato per shembull eshte qe do rrisim tatimin mbi fitimin per bizneset, per sipermarrjet dhe do te shtojme punesimin e do te luftojme varferine. Te besh deklarata te tilla sot, do te thote te cosh ne kolaps ekonomine e vendit, do te thote t’i detyrosh investitoret e huaj e ata vendas qe te largohen nga Shqiperia drejt Maqedonise, drejt Serbise, apo drejt Malit te Zi apo qofte edhe drejt Kosoves”. Z.Meta ka shtjelluar shqetesimin qe ngriti: “Pse? Sepse dihet qe ne nje bote te tille ku nuk konkurrojne me vendet me vendet, por konkurrojne edhe rajonet me rajonet, ne nje kohe kur te gjithe keto vende kane te njejtin tatim-fitimi, 10 per qind, me ate qe ka sot Shqiperia, nderkohe qe Mali i Zi e ka cuar 9 per qind, te shtosh tatim mbi fitimin do te thote qe t’u tregosh deren nga kane hyre investitoreve per te shkuar ne vende me prane Shqiperise, per te ulur vendet e reja te punes”.
Ne kete pike ka ardhur edhe paralajmerimi i z.Meta: “Eshte e rendesishme qe politika te jete e pergjegjshme, te jete me kembe ne toke, sepse eshte e lehte per te bere opozite, eshte e lehte per te qene populist, por eshte pergjegjesi e madhe qe jo vetem te mos shtosh vende te reja pune, por perkundrazi te shtosh papunesine”. Ndaj, Levizja Socialiste per Integrim, - shtoi ai, - duke qene nje force realiste, dhe duke ofruar nje vizion te qarte per zhvillimin ekonomik dhe social te vendit, njekohesisht eshte edhe nje garantuese jo vetem e vazhdimesise se politikave ekonomike, mbeshtetese ndaj sipermarrjes dhe punesimit, por ne nje menyre te vecante edhe nje garanci qe keto politika te jene me efikase ne drejtim te nje punesimi me te gjere, te grave dhe te vajzave sepse vetem ne kete menyre ne do te arrijme fuqizimin real ekonomik e social te vajzes, te gruas shqiptare.
“Vota unanime per Liqenasin, akt integrimi teper pozitiv”
Kreu i LSI vleresoi se te henen ne Parlament ka ndodhur nje akt teper pozitiv: “Ne nje kohe qe deshira per te udhehequr sa me nacionalist pushtoi gati gjithe skenen politike, dje Parlamenti yne beri nje akt teper pozitiv dhe europianizues duke respektuar kerkesen e nje komuniteti si ai i komunitetit maqedonas qe jeton ne vendin tone dhe duke vendosur emrin e komunes ate emer qe kishte qene dhe ishte emertuar nga sistemi i kaluar. Dhe ky votim doli 120 pro, asnje kunder, asnje abstenim”. Per z.Meta, ky ishte nje hap teper pozitiv sepse eshte nje akt europianizues, sepse eshte nje akt tolerance, mirekuptimi dhe respekti ndaj nje pakice, e cila eshte pjese e kesaj shoqerie. Ky ishte nje akt integrimi teper pozitiv.
Meta pohoi se “dikush u perpoq ta quante si nje akt shkombetarizues, por kjo eshte thjesht nje retorike bajate” dhe shtoi: “Shqiptaret nuk u shqiptarizuan atehere kur nuk kishin shtete, jo me sot qe kane dy shtete, Shqiperine dhe Kosoven. Por, ky vizion dhe kjo tolerance qe u tregua dje nga te gjithe politikanet dhe kjo pergjegjshmeri duhet treguar edhe per miratimin e tre ligjeve se shpejti, se perndryshe vendi do te humbase mundesine per te marre statusin e vendit kandidat brenda ketij viti. Ky eshte nje mesazh per politiken tone qe ajo te reflektoje dhe qe ajo te behet me e ndjeshme dhe me e pergjegjshme”.
Jo perjashtim
“Une besoj se 23 qershori nuk do te jete kurrsesi nje projekt perjashtues per njeren pale apo per palen tjeter dhe per cdo qytetar shqiptar. 23 qershori duhet te jete nje projekt i perbashket integrues, nje projekt i cili te rrise me tej besueshmerine dhe kredibilitetin e vendit sepse kjo ne keto kohe krize eshte akoma me e rendesishme”