Metalla: Ne zgjedhje, perballemi me nje opozite kaotike e pa program Eva Gjura
Deputeti i Partise Demokratike Osman Metalla, gjate nje interviste per “Koha Jone”, thekson se kjo qeveri i ka te gjitha argumentet per te biseduar me zgjedhesit shqiptare dhe per t’i kerkuar atyre te mbeshtesin kete force politike per nje mandat te trete qeverises. Deputeti Metalla e argumenton deklaraten e tij me faktin se gjate ketyre 7 viteve qeverisje te PD-se, jane mbajtur premtimet e bera nga qeveria, te cilat kane ndryshuar imazhin e vendit. Ne, shprehet Metalla, kemi qene serioze me qytetaret, kemi dale para tyre me nje program dhe ate program e kemi realizuar. Ne lidhje me akuzat e opozites ndaj qeverise, deputeti i PD-se shprehet se ato jane krejt te pabaza, pasi realizimi i reformave kryesore kane rritur edhe me shume besimin e shqiptareve tek PD dhe programi i saj, ndryshe nga opozita e sotme, e cila nuk ka ende nje program konkret. Ne lidhje me listat e deputeteve, z. Metalla thekson se nuk eshte e rendesishme cilet emra do te jene konkretisht, por perfaqesimi i grupit para shqiptareve te jete sa me dinjitoz.
-Jemi gati tre muaj para zgjedhjeve te 23 qershorit. Me cfare argumentesh ju si force politike qeverisese do trokisni tek cdo person per t’i bindur te votojne per ju?
Une besoj se Partia Demokratike ka te gjithe argumentet per te biseduar me zgjedhesit shqiptare dhe per t’i kerkuar atyre te mbeshtesin kete force politike per nje mandat te trete qeverises. E them kete, pasi ne kemi qene nje force politike, e cila vertet ka mbajtur premtimet e bera, ka ndryshuar kete vend, ka bere qe qytetaret shqiptare kudo qe ndodhen te ndjehen krenare per vendin e tyre. Sot ne saje te reformave, ne jemi vend anetar i aleances me te fuqishme te globit NATO-s, sot qytetaret shqiptare levizin lirshem ne te gjithe hapesiren shengen dhe kjo eshte nje fitore e madhe per te gjithe shqiptaret, sot ne jemi vetem nje hap larg marrjes se statusit te vendit kandidat per ne BE. Po te mos kishim patur nje opozite, e cila vetem ka bllokuar, sot vendi do te kishte bere me shume progres, do te kishim marre edhe statusin e vendit kandidat, por qendrimi bllokues i kesaj opozite gjate gjithe ketij mandati, sigurisht qe ka ndikuar ne ngadalesimin e zhvillimit te vendit. Nje argument tjeter mjaft i rendesishem eshte dhe fakti se ne saje te atyre reformave te kujdesshme te kesaj mazhorance, vendi arriti t’i mbijetoje me se miri dhe presionit te krizes financiare, duke bere qe ne te mos biem ne asnje rast ne recension ekonomik, madje te kemi ritmet e rritjes ekonomike me te lartat ne te gjithe rajonin. Sot, vendi ka nje infrastrukture rrugore te pakrahasueshme me ate qe kishim ne vitin 2005 kur erdhem ne pushtet. Kjo mazhorance beri te mundur bashkimin e kombit shqiptar nepermjet asaj vepre monumentale sic eshte rruga e Kombit. Ajo cka eshte per t’u habitur ne te gjithe kete histori eshte fakti se gjate gjithe kohes kemi patur nje opozite sikurse e thashe bllokuese dhe penguese per te gjitha keto zhvillime. Qytetaret shqiptare nuk do ia falin Partise Socialiste ate pengim qe i beri ndertimit te rruges se kombit, qytetaret e Elbasanit nuk do ia falin votimin kunder qe i bene buxhetit te ndertimit te tunelit te Elbasanit, qytetaret shqiptare nuk do ja falin ate fushate te turpshme qe eksponente te PS bene ne kancelarite e Evropes duke u thene atyre te mos i jepnin vizat per shqiptaret, se do u zene deren, qytetaret shqiptare nuk do ia falin PS te gjithe ato votime kunder ngritjes se rrogave dhe pensioneve, qytetaret shqiptare nuk do ia falin Partise Socialiste bllokimin e statusit. Ndaj per te gjitha keto ne duhet te flasim me votuesin shqiptar, me cdo qytetar te ketij vendi per t’i kerkuar atyre mbeshtetjen per nje mandate te trete.
- Fushata elektorale ka nisur tashme, mendoni se shqiptaret do t'ju votojne serish?
Sigurisht qe une jam mjaft optimist ne marrjen e mandatit te trete nga ana e Partise Demokratike dhe aleateve te saj. Per te gjithe ato argumente qe rendita me lart, si dhe per shume arsye te tjera qytetaret shqiptare do te na votojne serish. Ne kemi qene serioze me qytetaret, kemi dale para tyre me nje program dhe ate program e kemi realizuar. Tashme po pergatisim programin e ri per kater vitet qe vijne program, i cili do te jete program i zhvillimit te metejshem te vendit, program, i cili do ta shnderroje Shqiperine ne nje vend te zhvilluar, me nje infrastrukture krejtesisht moderne, me nje bujqesi te zhvilluar, me nje turizem elitar dhe te preferueshem nga te gjithe, me nje detari dhe peshkim te zhvilluar. Ajo cka eshte e rendesishme eshte se ne i kemi treguar qytetareve se jemi nje force politike e fjales se mbajtur, ndersa opozita e sotme dhe qe me te gjitha gjasat do te jete dhe opozita e neserme nuk ka as program dhe qe eshte krejt kaotike.
- A e kane konsumuar PD-ne 8 vitet ne pushtet, sepse opozita ka nje sere akuzash ndaj qeverisjes suaj?
Une mendoj se nuk ka rendesi se sa vite ke ne pushtet, por cfare ke bere gjate kohes qe ke qeverisur. Dhe nese ke bere qytetaret te besojne. Partia Demokratike ka bere mjaft ne keto 8 vite, sikurse thame e ka shnderruar imazhin e vendit, nga nje vend i trafikut dhe i kontrabandes para 8 vitesh sot ne nje vend anetar te NATO dhe shume prane marrjes se statusit. Te gjitha keto realizime sigurisht qe perbejne dhe certifikaten e besimit te qytetareve shqiptare ndaj PD dhe keto tete vite nuk e kane konsumuar PD, por perkundrazi, kane rritur besimin e qytetareve tek kjo force politike, ndaj dhe me 23 Qershor, qytetaret shqiptare do ta votojne serish PD.
- Ka nisur te qarkullojne emrat e pare te deputeteve per zgjedhjet e ardhshme, cili duhet te jete kriteri baze, qe nje demokrat te behet deputet me 23 qershor?
Une besoj se ne kemi patur nje grup parlamentar mjaft dinjitoz, me intelektuale dhe profesioniste te te gjitha fushave, njekohesisht edhe me nje perfaqesim te plote te te gjithe spektrit krahinor te vendit. Besoj se me kete grup, qytetaret jane ndjere te perfaqesuar dhe per mua perfaqesimi i qytetareve te te gjitha krahinave, besimeve, perfaqesimi i vlerave qytetare dhe intelektuale, do te perbejne dhe bazen e grupit te ri parlamentar.
- A duhet ta rifreskoje grupin e vet politik, Partia Demokratike?
Partia Demokratike eshte partia politike me e madhe ne vend dhe si pasoje ajo ka ne gjirin e saj intelektuale mjaft te shquar, si brenda ashtu dhe jashte grupit te saj parlamentar. Per mua nuk ka rendesi se cilet do te jene emrat, por i rendesishem eshte perfaqesimi i plote i qytetareve, ne menyre qe cdo qytetar shqiptar ta ndjeje veten te perfaqesuar nga grupi parlamentar i PD.
- Aleancat jane nje tjeter ceshtje mjaft e diskutuar. A varet fitorja e PD nga koalicionet dhe konkretisht nga koalicioni me LSI?
Sigurisht qe PD vlereson mjaft koalicionin qeverises me te gjithe forcat e tjera, qe kane bashke-qeverisur me ne ne keto vite dhe pa diskutim sukseset e ketyre reformave perfshijne dhe kontributet e aleateve tane. A do te varet fitorja e PD nga koalicionet? Une besoj se PD i ka te gjitha aftesite per t’i fituar zgjedhjet dhe sigurisht qe forca e PD, qendron tek vete vlerat e PD. Natyrisht qe cdo koalicion para apo pas zgjedhor eshte nje vlere e shtuar, pasi rrit edhe perfaqesimin ne qeverisje te atyre qytetareve qe mbeshtesin forcat e tjera politike.
-Eshte miratuar nga kuvendi kerkesa per miratimin me referendum te tre ligjeve, te cilat i ka bllokuar opozita. Nderkombetaret nuk e kane mirepritur nje vendim te tille. Mendoni se kjo eshte zgjidhja me e mire per kapercimin e ketij ngerci te krijuar nga PS?
Pa diskutim qe referendumi nuk eshte zgjidhja me e mire per miratimin e tre ligjeve, qe tashme kane marre emrin ligjet e integrimit, por ne mungese te nje konsensusi dhe nje vullneti politik nga ana e opozites, ne jemi te vendosur qe qytetaret shqiptare t’i integrojme dhe, nese kjo opozite perseri do te kembengule ne bllokim, ne do te vazhdojme perpjekjen tone per integrimin e vendit. Ftesa jone ka qene e vazhdueshme, qe keto ligje te votohen, madje ne cdo seance keto ligje jane vendosur ne rend dite per t’u votuar. Deri tani opozita ka zgjedhur bllokimin. Ne keto kushte ne nuk kishim rruge tjeter, vecse t’i drejtoheshim qytetareve shqiptare per referendum.