Rama: Jam kunder Gjykates Administrative Qamil Xhani
Hezitimi i Partise Socialiste per votimin e Gjykates Administrative per biznesin dhe me pas bllokimi i ligjit per Gjykaten e Larte, nga i cili vihet ne funksion ky institucion i eshte shpjeguar dje per here te pare nga kreu i PS-se. Ne takimin me biznesin, Rama u shpreh se ai ka qene kunder kesaj gjykate. Sipas tij, kjo nuk e zgjidh problemin e biznesit dhe ai vete ka qene kunder votimit. “Nuk bej pjese tek ajo pjese qe mendon se Gjykata Administrative, eshte e domosdoshme. Kjo eshte bindja ime. Ne kemi votuar, por kam frike se do te jete e gabuar”, u shpreh Rama, duke ju pergjigjur kerkeses se Kreut te Dhomes se Tregtise, Nikolin Jaka dhe Administratorit te Konfindustria, Gjergj Buxhuku, per votimin e ligjit per Gjykaten e Larte dhe ndarjen e tij nga tre ligjet, per te cilat PS-ja bllokoi dhe statutin e vendit kandidat. Rama ka vazhduar argumentin e tij, duke u shprehur se kjo gjykate, projekti per ndertimin e se ciles eshte bere nga institucionet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, do te jete nje thertore per biznesin. “Ajo gjykate do jete nje thertore tjeter per ju e per gjithe ata qe theren ne gjykata. Se drejtesia sot eshte kthyer ne mall, sic blihet ne Gjykaten e Larte dhe do shitet. Gjykata e merr dhe e shet drejtesine. Nuk mund te kete drejtesi nga dyert e gjykatave, por nga respektimi i ligjit e te drejtave me kushtetute, nese pushteti ekzekutiv shkel meriten e te gjithave, gjykata ca do beje, do adoptohet e sillet si nje koorporate biznesi, njesoj si ju. Jane njesoj si ju, por nuk quhen biznesmene, por gjykates”, u shpreh kryetari i Partise Socialiste. Kryesocialisti ka shtuar se ceshtja e takses progresive, do te gjeje zbatim pas ardhjes ne pushtet te Partise Socialiste. Rama u shpreh se ndryshimi i taksave per ndermarrjet e medha, do te behet pas vitit 2013. “Ne do ta ndryshojme sistemin e taksimit duke e hequr barren e takses se sheshte nga te ardhurat personale. Gjeja e pare ne krye te puneve ku ne besojme se do jemi pas 23 qershorit, do te jete clirimi i biznesit nga gjithe keto zinxhire, hallka, mekanizma mbytes, qe e kane sjelle ekonomine shqiptare ne kete derexhe”, u shpreh Rama. Ai ka kritikuar dhe modelin e takses se sheshte, duke u shprehur se modeli i saj nuk perputhet me qendrimet e Partise Socialiste. “Taksa e sheshte keshtu si eshte konceptuar, perben nje parimesi qe nuk perputhet me vizionin dhe vlerat tona, nderkohe qe progresiviteti perben nje vlere te patjetersueshme ne kontributin e cdo individi, bazuar ne te ardhurat e tij personale” – deklaroi kreu socialist.”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Kryesocialisti u shpreh se nuk do te kete me pengesa per detyrimet, qe administrata tatimore ka ndaj biznesit.
Buxhuku: Gjykata, rast i mire qe PS te tregoje se nderton sistem
Administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, u shpreh dje ne takimin me kreun e PS-se, se votimi i ligjit per Gjykate se Larte, i cili me pas zhbllokon dhe ngritjen e gjykates administrative, eshte nje rast ku PS mund te tregoje se do te ngreje sistem. “Ju keni ne dore nje rast per te treguar se dini te beni sistem. Ju keni voten per ngritjen e Gjykates Administrative, si hallka e munguar e sistemit, qe sot nuk funksionon mes biznesit dhe shtetit”, u shpreh dje Buxhuku. Ai shtoi se partite nuk duhet te mendojne vetem per interesat politike.
Ahmetaj: Programi, konsultime me 5 mije biznese
Programi i Partise Socialiste per biznesin ka pasur dje ne qender te tij, konsultimet me drejtuesit e kompanive me te medha ne vend. Deputeti i PS-se, Arben Ahmetaj u shpreh se idete e programit te PS-se jane hartuar ne konsultime me 5 mije biznese ne vend. Ahmetaj shtoi se pikat kryesore te ketij problemi eshte modeli i taksimit, me qellim krijimin e nje frymemarrje te re per biznesin, por edhe rishikimi i procedurave tatimore. Ai u shpreh se “prioritet ne punen tone pas 23 Qershorit, do te jete clirimi i biznesit nga gjithe hallkat dhe mekanizmat mbytes qe kane mberthyer jo vetem biznesin, por edhe gjithe ekonomine, duke e sjelle ne kete situate kercenuese edhe per te ardhmen”. Ahmetaj ka folur edhe per punesimin dhe hapjen e vendeve te reja te punes. Lidhur me kete ceshtje, Ahmetaj perseriti qendrimin e kryesocialistit Edi Rama, se hapja e 300 mije vendeve te reja te punes, do te behet ne bashkepunim me biznesin. “Do te hapim 300 mije vende pune, gje qe do te realizohet vetem nepermjet partneritetit me sipermarrjen ne mbare vendin”, u shpreh dje deputeti i PS-se, Arben Ahmetaj.
“Do rishikojme shitjen e HEC-eve dhe lotarine”
Ne takimin e zhvilluar me perfaqesuesit e bizneseve, kryetari i Partise Socialiste u shpreh se me ardhjen e opozites ne pushtet, do te rishikohen privatizimet qe sipas tij jane te diskutueshme. Rama permendi privatizimin e pak diteve me pare te kater HEC-eve dhe lotarine kombetare. “Kater HEC-et qe jane shitur sot per nje cope buke nga qeveria, do te jene objekt i rishikimit dhe qeveria jone do te ushtroje te gjithe autoritetin e vet, qe ato pasuri ne nje forme, apo ne nje forme tjeter, t’i kthehen publikut shqiptar”, u shpreh Rama. Kryesocialisti u shpreh, se per lotarine kombetare do te ndiqen procedura rivleresimi. “Ne jemi te bindur se nga ajo loje, ku publiku hedh para duhet te perfitoje publiku”, u shpreh kreu i selise roze. Ai ka shtuar se do te ndiqen politika me efikase per bashkepunimin me bizneset dhe per hapjen e vendeve te reja te punes.
“Pa stabilitet, nuk ka progres”
Duke ju referuar zgjedhjeve te 23 qershorit, kreu i LSI-se u shpreh se stabiliteti politik ne vend do te krijoje dhe mundesine e integrimit ne Bashkimin Evropian. Meta shtoi se vendi nuk duhet te humbase me mos marrjen e statusit kandidat. “23 qershori duhet te jete projekt i perbashket integrues, te rrise me tej besueshmerine dhe kredibilitetin e vendit, pasi ne kohe krize, eshte me rendesi per te forcuar ekonomine kombetare dhe per te forcuar ekonomine familjare. Sepse pa stabilitet nuk ka dhe nuk mund te kete progres. Njerezit e kuptojne rendesine e stabilitetit, kur e humbasin ate”, u shpreh kreu i LSI-se.