Takimi me Atin e Shenjte, Berisha: Bekim hyjnor per fitoren e 23 qershorit Eva Gjura
Bekim hyjnor per zgjedhjet e 23 qershorit, e ka cilesuar kryeministri Berisha takimin e tij me Papa Franceskon I, gjate ceremonise se inaugurimit ne Vatikan. Me ftese te Selise se Shenjte, Kryeministri Berisha ka ndjekur dje meshen e inaugurimit te Papes Francesko I, ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan (Rome) dhe e ka konsideruar kete nje dite historike dhe nje meshe mbreselenese. “Nuk mund te mos theksoj nje koincidence fatlume ne karrieren time politike. Qe nga viti ’92 e gjer me sot, para cdo fitoreje elektorale, une kam pasur fatin e madh te jem ne Vatikan e te takohem me Atin e Shenjte, nga Papa Gjon Pali II tek Papa Francesko I, cka eshte ne menyre te pamohueshme nje bekim hyjnor per fitoren e ardhshme, per te mos thene qe edhe qielli vegoi. Por te ecim te sigurt drejt 23 qershorit, drejt fitores se bekuar nga Ati i Shenjte”, u shpreh kryeministri Berisha. Gjithashtu kreu i qeverise shqiptare shprehu kenaqesine e tij qe pati rastin t’i shprehte personalisht urimet me te mira Papa Franceskos, ne misionin e tij hyjnor. “Dite historike per Romen dhe boten. Papa Francesko I dha meshen e tij madheshtore, e ndjekur mbi 1 milione besimtare te ardhur nga mbare bota dhe shume prej tyre nga Shqiperia, ne prani te kryetareve te shteteve dhe qeverive te 130 vendeve. Ishte vertet nje ceremoni shume madheshtore e mbreselenese. Papa Francesko I ka zgjedhur te jete papa i dhembshurise njerezore, i perkujdesjes per ata qe jane ne nevoje e te varfer. Pata rastin te shtrengoj doren shume miqesisht dhe t’i uroj sukseset me te medha, ne misionin e tij hyjnor ne udheheqje te Kishes Katolike boterore, por edhe ta ftoj te vije ne Shqiperi si nje mik i madh e i shquar i popullit shqiptar”, theksoi kryeministri. Ne ceremonine e inaugurimit papal, Kryeministri Berisha shoqerohej edhe nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, te cilet pas kesaj ceremonie paten nje takim pershendetes me Papa Franceskon. Gjithashtu ne Vatikan, Kryeministri Berisha pati nje takim edhe me Kryeministrin e Kosoves HashimThaci, qe kryesonte delegacionin e Kosoves ne ceremonine e inaugurimit papal. Dy drejtuesit e larte te shteti shqiptare kryeparlamentarja Topalli dhe kryeministri Berisha merrnin pjese ne kete event te rendesishem, perkrah lidereve te tjere boteror si te ftuar special. Ne ceremonine e shenjte ishin te pranishem edhe zevendes presidenti i Shteteve te Bashkuara, Joe Biden, Presidentja e Argjentines, Cristina Kirchner, kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, dhe kreun e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Papa Francesko I eshte zgjedhur ne krye te Selise se Shenjte me 13 mars, duke pasuar Benediktin XVI. Ky i fundit ka dhene doreheqje muajin e kaluar per shkak te problemeve me shendetin.