E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punetori i fabrikes se tullave debuton ne FA Cup

Ditet e fundit ne Angli po flitet gjithmone e me shume per Torresin. Jo per Fenandon por per heroin qe u dha lavdine amatoreve te Kroulej Taunit ndersa me nje gol te realizuar eliminoi nga kupa Derbi Kauntin e Championshipit kategorise se pare. Goli i mesfushorit qe ka kushtuar vetem 60 mije euro nga Peterborou Junajtid ne minuten e 90-te shokoi miqte qe i dhane lamtumiren kupes nga nje skuader amatore e kategorise se 5-te. Argjentinasi i cili ka luajtur ne prove per skuadren e Brigtonit vetem per te mos punuar ne fabriken e tullave te babait te tij vuri ne nje pozicion te veshtire Najxhel Klougin i cili drejton nje prej klubeve me me histori ne futbollin anglez. Kur rezultati i ndeshjes ishte ne barazim 1-1 dhe kishte nisur minuta e pare shtese Serxho Torres leshoi nje te djathte potente pas nje goditjeje kendi qe perfundoi drejt e ne rrjeten e Derbit duke kaluar ne delir 4.145 tifozet ne stadiumin Broadfield. Keta te fundit kane festuar deri ne mengjes kualifikimin historik ne turin e ardhshem te FA Cup. Ishte nje nate e jashtezakonshme per kete klub dhe qytetin e vogel anglez - tha trajneri i Kroulejit Stiv Evans skuadra e te cilit do te perballet ne turin e katert me ekipin e Liges se Dyte Torkuej. Kishte vetem nje skuader qe po perpiqej ta fitonte ate ndeshje dhe po krijonte shanse. Po mendonim per ta zevendesuar Serxhon. Nuk e di perse nderrova mendje. Pjesa tjeter eshte e gjitha histori - perfundoi i emocionuar trajneri. Edhe pse nje ndeshje e tille u zhvillua ne nje terren shume te veshtire per tu luajtur normalisht futboll ajo dhuroi emocione te pazakonta per vendesit te cilet arriten te prisnin dhe nje 11-metersh duke ia shtuar bukurine kualifikimit te tyre historik dhe turperuar Derbin e famshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›