Garzon: ''Wikileaks'' do të marrë në mbrojtje të drejtat e Snowdenit
ROMË- Ekipi ligjor i ''Wikileaks''-it dhe unë personalisht jemi të interesuar në mbrojtjen e Snowdenit si individ dhe të të drejtave të tij, pasi ajo që po bëhet kundër Snowdenit dhe Assanges për publikim apo rol në publikimin e sekreteve me interes publik, është një sulm ndaj njerëzve, deklaroi ish-gjykatësi spanjoll, Baltasar Garzon, kreu i ekipit ligjor të ''Wikileaks'' dhe avokati i Julian Assange, përmes një komunikate të publikuar në faqen e themeluar nga vetë Assange.
''Edward Snowden është shoqëruar në Moskë nga dy ekspertë ligjorë të ''Wikileaks''-it'', konfirmoi Julian Assange në një deklaratë të publikuar në po të njëjtën faqe interneti, por pa bërë publik destinacionin final të
ish-konsulentit përgjegjës për publikimin e ''datagate''-it.
(d.b/BalkanWeb)