Meta merr detyrën e ministrit të Jashtëm

Ilir Meta mori sot zyrtarisht detyrën e ministrit të Jashtëm. Meta u shpreh i kanaqur që merr për të tretën herë këtë detyrë. Ai tha se do të realizojë objektivat që shteti shqiptar ka në politikën e jashtme. Meta u shpreh i kënaqur që tashmë që është në krye të ministrisë së Jashtme vendi ynë është pjesë e kartës së Adriatikut. Meta siguroi se do punojë me përkushtim që qeveria e integrimit europian të mbyllë procesin e integrimit dhe të anëtarësimit në BE.
Ilir Meta zëvendëson në detyrë ministrin Basha i cili do të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm.
Ilir Meta zëvendëson në detyrë ministrin Basha i cili do të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm.