Borchardt: Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe e konsideron pranimin e saj një çështje strategjike për të dyja vendet. Ky ka qenë reagimi i
ambasadorit gjerman në Tiranës, Bernd Borchardt në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. "Gjermania mbështet energjikisht integrimin e Shqipërisë në BE. Në vitin e kaluar ne kemi rritur deri në afro 100 milion euro ndihmën gjermane për Shqipërinë 2009-/10", thuhet në deklaratën për shtyp të ambasadorit gjerman.
Në lidhje me shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në BE nga ministrat e BE-së, Borchardt tha se "kjo duhet të ndodhte pas përmbylljes së zgjedhjeve dhe paraqitjes së një vlerësimi mbi zgjedhjet nga OSBE-ODIHR".
Ambasadori gjerman deklaron se pas publikimit të raporti të OSBE-ODIHR Gjermania dhe partnerët e BE-së do diskutojnë raportin dhe do marrin vendim për kërkesën për anëtarësim.