Meta ne Beograd Te gjithe drejt Brukselit

UPDATE Beograd 18 dhjetor NOA- Te gjithe kombet tona dhe qytetaret tane te ndare ne shume shtete duhet te bejne nje zgjedhje Te bashkohen se bashku ne Bruksel ky ka qene mesazhi i kreut te LSI-se Ilir Meta ne kongresin e PDS ne Beograd.
Zv. Kryeministri z. Meta ishte ne mesin e pese krereve te delegacioneve te partive te huaj anetare te Internacionales Socialiste.
Kreu i LSI-se iu drejtua kongresit te kesaj partie me nje fjale te posacme per te uruar zhvillimet e tij si dhe per te theksuar te ardhmen europiane te dy popujve tane.
Ne fjalimin e mbajtur te sot ne kongres Zv. Kryeministri Meta tha se kjo parti perfaqeson platformen per te cilen nje njeri i madh si lideri i ndjere Xhinxhic dha nje kontribut te jashtezakonshem dhe mbi te cilen u adoptua nje vizion i ri per te ardhmen e Serbise dhe popullit te saj vizionin e vlerave Europiane.
Ne po bashkepunojme per te mundur te keqijat e rajonit tone per te luftuar kunder krimit te organizuar dhe per te mos lejuar grupet kriminale qe krijojne nje bashkepunim me te mire sesa ne vijoi me tej ai.
Meta i cilesoi si vepra madhore rrugen nga Nishi ne Prishtine nga Prishtina ne Kukes dhe me tej ne Portin e Durresit e cila do te pergjysmoje distancen nga Serbia ne Adriatik duke i cilesuar si arterie qe do te lidhin dy kombet.
Burime brenda LSI-se konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se me tej Meta ka thene Ne duhet te luftojme qe e mira te mbizoteroje ndaj se keqes. Kjo eshte tendenca e realiteteve te reja. Te gjithe kombet tona dhe qytetaret tane te ndare ne shume shtete duhet te bejne nje zgjedhje te bashkohen se bashku ne Bruksel. Le te vazhdojme te punojme per kete objektiv madhor.
Te premten Zv. Kryeminitri dhe ministri i METE-s u prit ne nje takim nga Presidenti i Republikes te Serbise Boris Tadic. Ne kete takim biseda ishte e fokusuar gjeresisht ne zgjerimin e marredhenieve mes dy vendeve.
Kreu i LSI-se shoqerohej ne kete takim nga Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama si dhe zevendesministri i Ekonomise Sokol Dervishaj.
a.y/NOA