E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Beograd, për të jetësuar diplomacinë moderne të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit

Zv/kryeministri pritet nga presidenti Tadiç, ministri i jashtëm Jeremiç dhe kryen homazhe në varrin e ish-kryeministrit Gjingjiç. Nënshkruhet marrëveshja për luftën kundër krimit të organizuar. Interesim i madh i medias ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta u takua me presidentin serb Boris Tadiç. Meta dhe delegacioni që e shoqëron zhvilluan takim me Tadiç në presidencën serbe. Bisedimet u vazhduan më pas me dyer të mbyllura. “Bisedimet janë përqendruar në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, stabilitetin në rajon dhe integrimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Europian”, ka njoftuar Kabineti i Tadicit përmes një kumtese për media. “Përkundër mendimeve të ndryshme rreth çështjes së Kosovës, theksi i bisedimeve është vënë në përmirësimin e bashkëpunimit bilateral, i cili është në nivel të ultë, veçanërisht në fushën e ekonomisë”, thuhet në këtë kumtesë. Presidenti Tadic ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë ilegale ndërkombëtare të drogës si dhe terrorizmit ndërkombëtar, që është nënshkruar të enjten.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari shqiptar të nivelit të lartë në Serbi, çka është përkthyer si një sinjal për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Më vonë Meta u takua edhe me ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremiç, takim i cili gjithashtu u mbajt me dyer te mbyllura.
Serbia dhe Shqipëria pritet të firmosin një memorandum mirëkuptimi për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë së drogës dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Meta homazhe në varrin e Gjingjiç
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka nisur vizitën zyrtare dy ditore në Serbi. Kjo është hera e parë pas 7 vitesh që Meta në cilësinë e shefit të diplomacisë shqiptare viziton sërish Beogradin.
Për herë të fundit ai ka qenë në Beograd më 27 nëntor të 2002. Vizita e radhës e Metës vjen me ftesë të ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç. Ajo ka nisur me homazhe pranë varrit të ish- kryeministrit serb Zoran Xhixhiç, homazhe që përkojnë me 7 vjetorin e vrasjes së tij. Ai shoqërohej në këto homazhe nga bashkëshortja e Zoran Xhinxhiç, Ruzhia Xhinxhiç dhe zonja Kryemadhi. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se Xhinxhiç mbetet simbol i forcave progresiste, ndërsa nënvizoi rolin e tij, në hapat që Serbia ka hedhur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›