Meta në Beograd, pritet takimi me Tadiç

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm Ilir Meta ka mbërritur në Beograd ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, z. Vuk Jeremiç. Meta i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi ka bërë homazhe në varrin e ish kryeministrit Gjinxhiç i cili konsiderohet si simboli i demokracisë në këtë vend. Më pas në orën 17:00 do të takohet me presidentin serb Boris Tadiç dhe më pas me Zv. Kryeministrin pёr Integrimin Evropian, z. Bozhidar Gjeliç, Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshёm, z. Ivica Daçiç si me homologun Jeremiç. Ndërsa ditën e nesërme Meta do të udhëtojë drejt Luginës së preshevës ku do të takohet me komunitetin shqiptar që jeton atje.