E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lezhë, plagoset një 52-vjeçar

Shpejtësia e madhe dhe lagështia në rrugë janë bërë shkak i një tjetër aksidenti të ndodhur paraditen e së enjtes në superstraden Lezhë-Shkodër në hyrje të fshatit Balldre. Automjeti tip mercedes benz me targa të Lezhës që drejtohej nga Ymer Bruçaj, 52 vjeç nga fshati Balldre i Lezhës ka dalë nga rruga duke u përplasur disa herë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit 52-vjeçari Bruçaj. Ai është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 52-vjeçari Bruçaj ka qenë duke udhëtuar drejt fshatit Raboshte ku edhe kryente funskionin e drejtorit të shkollës,dhe sipas ekspertëve të policisë rrugore,shpejtësia e madhe dhe lagështia në rrugë kanë qenë shkak i këtij aksidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›