Selanik, ekzekutohet emigranti shqiptar
Një shtetas shqiptar ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit pasi është ekzekutuar nga persona të panjohur gjatë një vjedhjeje me armë në një pikë karburanti në Selanik. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Stavrupoli.
SELANIK- Një shtetas shqiptar ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit pasi është ekzekutuar nga persona të panjohur gjatë një vjedhjeje me armë në një pikë karburanti në Selanik.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Stavrupoli te Selanikut në orën tre të mëgjesit të sotëm. Persona të panjohur i janë afruar pikës së karburantit dhe kanë kërkuar nga shtetasi shqiptar që punonte atje, ti hidhte benzinë makinës së tyre. Por me pas i kanë kërkuar të gjitha lekët e xhiros.
Kur ai ka kundërshtuar ata janë përleshur me të dhe në momentin që ai është përpjekur për tu larguar e kane qëlluar me pistoletë në kurriz dhe janë larguar pasi kanë marrë edhe lekët nga arka.
Sipas policisë greke viktima quhet Ermal Andon Beri, i datëlindjes 1960, baba i dy fëmijëve.
Ndërsa përsa u përket vrasësve dihet vetëm se kanë pasur një makinë BMW ngjyrë blu. Policia ka nisur një hetim të gjerë për të zbardhur ngjarjen dhe po kërkon vrasësit për të cilët mendohet të kenë qenë dy persona.
(e.n/ Balkanweb)